Danimarka fut në listën e zezë shehun e Ahmed Kalase

Danimarka ka ndaluar hyrjen në vend të gjashtë predikuesve të huaj për të paktën dy vjet, pas publikimit të një liste të zezë të atyre që ajo thotë se kanë përhapur gjuhën e urrejtjes.

Lista e zezë, e përbërë nga vetëm gjashtë njerëz, është e dominuar nga predikues muslimanë dhe gjithashtu përmban pastorin e Ungjillit të Floridës, Terry Jones, i cili fitoi famë për djegien e kopjeve të Kuranit.

Lista përbëhet nga sauditët Salman al-Ouda dhe Muhammad Al-Arifi, amerikanët Kamal El-Mekki dhe Jones, siriani Mohammed Rateb al-Nabulsi dhe kanadezi Bilal Philips. Duhet kujtuar qe Salam al-Ouda eshte shoku i imamit vehabist Ahmed Kalaja ne Tirane qe u soll dhe u prit me ceremoni nga vehabistet e Tiranes pak muaj me pare.

Ahmed Kalaja dhe Selman al Oudeh ne Tirane

Ministria Daneze e Emigracionit dhe Integrimit beson se lista e zezë “dërgon një sinjal të qartë se udhëtimi i predikuesve fetarë fanatikë që përpiqen të minojnë demokracinë tonë dhe vlerat themelore të lirisë dhe të drejtave të njeriut nuk janë të mirëpritur në Danimarkë”.

Ministrja e Emigracionit dhe Integrimit, Inger Stojberg i bëri jehonë këtyre ndjenjave.

“Qeveria nuk do të pranojë që predikuesit e urrejtjes të vijnë në Danimarkë për të predikuar urrejtjen kundër shoqërisë daneze dhe për të indoktrinuar dëgjuesit për të ushtruar dhunë kundër grave dhe fëmijëve, për të përhapur idetë e një kalifati dhe për të prishur vlerat tona themelore”, thuhet në Copenhagen Post.

“Kështu që unë jam natyrisht shumë e kënaqur që tani është e qartë për të gjithë se këta njerëz nuk janë të mirëpritur në Danimarkë,” shtoi ajo.

“Është çështje parimi të thuhet se ka njerëz që nuk i duam në tokën daneze, të cilët vijnë këtu dhe predikojnë urrejtjen. Ne nuk i duam ata këtu nëse vijnë për të nxitur terror ose për të nxitur sulme apo dhunë kundër hebrenjve dhe homoseksualëve”, tha Stojberg për transmetuesin DR.

Qeveria e qendrës së djathtë njoftoi majin e kaluar planet për të krijuar këtë listë, pas transmetimit të një dokumentari “Moskeerne bag sløret” (xhamitë pas perçes), që ekspozoi predikuesit radikalë në xhamitë daneze.

Autoriteti i emigracionit do të vlerësojë vazhdimisht se cilët predikues duhet të vendosen në listën e zezë. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne