Danimarkë – Zjarri dëmton çatinë e xhamisë “Fetih” në Kopenhagë

Në xhaminë “Fetih” që ndodhet në qytezën Hedehuesen, 35 km në perëndim të kryeqytetit Kopenhagë, shpërtheu zjarr.

Bëhet e ditur se zjarri shpërtheu në orët e pasdites së shtunës në çatinë e xhamisë “Fetih” të Entit Turk për Çështje Fetare (Diyanet) në Danimarkë, e cila u ndërtua në vitin 2013.

Ekipet e zjarrfikësve menjëherë dolën në vend të ngjarjes dhe arritën ta fikin zjarrin pa u zgjeruar.

Ambasadori i Turqisë në Kopenhagë, Ugur Kenan Ipek, i cili inspektoi xhaminë pas zjarrit, ka thënë se është për keqardhje që një ngjarje e till u jetua në muajin e Ramazanit.

Ipek tha se dyshohet se zjarri shpërtheu për shkak të një defekti në rrjetin elektrik, nuk ka humbje në jetë, por ka dëme materiale.

Duke vënë në dukje se po vazhdojnë kontaktet me autoritetet përkatëse për të marrë të gjitha masat e nevojshme, ambasadori Ipek tha: “Pritshmëritë tona nga autoritetet është mbrojtja e jo vetëm komunitetit turk por i të gjithë myslimanëve nga kërcënimet e sulmeve. Ata na thanë se do të bashkëpunojnë me ne në këtë çështje”.

Turan Akbulat, anëtari i bordit udhëheqës të xhamisë “Fetih”, bëri të ditur se regjistrat pamorë të marra nga kamerat e sigurisë i kanë dorëzuar autoritetet përkatëse, ndërsa shtoi se “Aktualisht ekspertët janë duke bërë hetimet e nevojshme për të kontrolluar për ndonjë gjendje të dyshimtë. Me sa duket nuk ka ndonjë situatë të jashtëzakonshme, por supozohet se zjarri shpërtheu nga panelet diellore që ndodhen në çati”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne