Darmanoviç në Ankara: BE duhet të dijë se çfarë do nga Ballkani Perëndimor

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviç pas takimit me homologun e tij turk Mevlüt Çavuşoğlu në Ankara deklaroi se “Investitorët turq në Mal të Zi janë shumë të çmuar dhe dëshirojmë edhe më shumë investime turke”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sigurisht se investitorët gjatë veprimtarisë së tyre në çdo vend hasin në vështërsi, por fakt është se në Mal të Zi ka gjithnjë e më shumë investitorë dhe qytetarë turq, si dhe kompani të vogla dhe shumë investitorë të ri të interesuar, në mesin e të cilave janë disa kompani të njohura ndërkombëtarisht, dëshmon se investitorët turq ndjejnë Malin e Zi, ashtu si ne ndjejmë Turqinë. Jam i sigurtë se bashkëpunimi mund të jetë më i mirë”, ka thënë Darmanoviç.

Mali i Zi i përkushtuar për paqe dhe stabilitet

“Jemi anëtar të NATO-s dhe kemi ecur dukshëm para në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët dhe si të tillë çdo herë jemi të gatshëm të ndihmojmë në zgjidhjen e problemeve në rajon. Në rajon kishin ngecur tre probleme të mëdha, njëra ishte emri i Maqedonisë së Veriut, që ishte midis këtij vendi dhe Greqisë, ky problem u zgjidh suksesshëm me guxim, vizion dhe përkushtimin e dy qeverive për gjetjen e zgjidhjes. Si rezultat i kësaj zgjidhjeje Maqedonia e Veriut është në rrugë për në NATO dhe BE. Çështja e dytë ka të bëjë me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila kërkon një zgjidhje afatgjate. Ne jemi miq me të dyja vendet dhe i mbështesim drejt gjetjes së një zgjidhjeje”, tha ministri i Jashtëm malazez.

Problemi i tretë sipas tij është “mosfunksionimi i Bosnjë e Hercegovinës”.

Darmanoviç konsideron se “BE-ja duhet të dijë se çfarë do nga Ballkani Perëndimor”

“Politika vendimtare e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor është zgjidhja e vetme edhe për ne edhe për BE-në. Të gjitha vendet tona të rajonit duan të bëhen pjesë e këtij komuniteti. Për këtë nevojiten përpjekjet tona dhe të BE-së. Mendoj se do të ishte inkurajues hapi që në tetor Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të marrin dritën e gjelbër për fillimin e bisedimeve ndërsa Mali i Zi dhe Serbia të vazhdojnë me hapjen dhe mbylljen e kapitujve”, ka thënë Darmanoviç.

Ai është i mendimit se nga vendet e rajonit anëtar i parë i BE-së të jetë pikërisht Mali i Zi, i cili mbështet rrugën evropiane të fqinjëve të saj./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

SOCIALE

Pa shtëpi dhe pa bonus, 65 familje të dëmtuara nga Pa shtëpi dhe pa bonus qiraje, përfaqësues të 65 familjeve të dëmtuara nga tërmeti u mblodhën para bashkisë së Durrësit për të reaguar ndaj situatës së rëndë social ekonomike që po kalojnë. “Është viti i pestë që kemi dalë nga pallati. Gjysma në pallat jemi pensionistë dhe e kemi kaq të vështirë kur pronari na kërkon qiranë e shtëpisë ku jemi. Bashkia nuk i është përmbajt kontratës me ne, që bonusi ndërpritet kur të futemi në shtëpi. Sipas nënkryetarit, është një ngërç për t’u zgjidh..” “Po bëjmë 5 vjet që presim. Kryeministri tha deri kur të futeni në shtëpi do të merrni bonus. Ka nëna të vetmuara. Të tjerët punojnë, futen në shtëpia ne rrimë e presim. Kryeministri ka folur vetëm për Tiranën a për të gjithë?!”. “Nuk kemi mundësi me paguar qiranë. Ka arrit kulmi. Jemi të sëmurë. Ku ti gjejmë lekët. Bonus jo, gjë jo, me çfarë ta mbulojmë qiranë, ose do të futemi brenda e do të vetëflijohemi. Jam kryefamiljare. Një djalë kam.”. “Të na thonë një fjalë. Ndoshta dhe për votime, ama të na e thonë një fjalë që të inkurajojmë veten. Na kanë ikur shpresat fare. Nuk ikim nga këtu pa marrë një përgjigje, përndryshe do të hyjmë të gjithë në pallat. Kemi arrit në një pikë kritike. Jemi me pensione. Me pensionin e burrit 18 000 lekë, se vetë papunë…”, thonë banorët. Pallati i tyre ndodhet në lagjen 12 të qytetit, pranë tregut të vogël industrial. Ai është vlerësuar në shkallë të lartë dëmi, DS4 dhe pret riforcimin. Sipas bashkisë Durrës, ky objekt së bashku me disa të tjerë do të riforcohen me fonde të saj, po paraprakisht duhet një vendim nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit në mënyrë që të hapen procedurat e tenderit dhe të nisë puna.kërkojnë zgjidhje

OPINION

“Nga idetë e K. Tsiolkovsky te Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar. Rusia në kozmos”

OPINION

Vehabistet, cionistet dhe Irani

BOTA

Kallëzim penal kundër një ushtari francez që shërbente në ushtrinë izraelite për torturimin e palestinezëve

SHQIPERIA

Akuzat e Ilir Metës për takim me ish-shefin e FBI, reagon Altin Dumani: Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal! Akuza të pabaza ndaj institucionit që drejtoj

BOTA

Italia nuk dëshiron përshkallëzimin dhe zgjatjen e konfliktit në Lindjen e Mesme