DASH ‘nxin’ Shqipërinë. Vend me nivel të lartë rreziku kërcënohet nga krimi dhe droga (video)

Departamenti Amerikan i Shtetit vazhdon që ta konsiderojë Shqipërinë si një vend me rrezikshmëri të lartë. Në raportin e publikuar nga DASH në faqen zyrtare për krimet dhe sigurinë Tirana vlerësohet si vend me rrezik të lartë për krime që prekin interesat qeveritare të SHBA-ve. “Krimi i organizuar vazhdon të mbetet një shqetësim për shumicën e shqiptarëve me një rrjet të organizatave kriminale të përfshira në trafikun e drogës, zhvatjen, ryshfetin, pastrimin e parave, prostitucionin dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Statistikat e fundit të krimit tregojnë një rënie në kategoritë e shumta të krimit të dhunshëm për të përfshirë vrasjet në tentativë, plaçkitjet me forcë dhe grabitjet e armatosura”-shkruan departamenti amerikan i shtetit. Krimi në rrugë është mjaft i zakonshëm në zonat urbane, kryesisht gjatë natës. Vjedhjet, dhe pretendimet e dhunës në familje janë të shpeshta. Vizitorët këshillohen që të mos rezistojnë dhe të përmbushin kërkesat nëse përballen me sulmues të armatosur. Më tej SHBA këshillon qytetarët e saj që të shmangen lëvizjet gjatë natës apo në zona të veçuara pasi mund të përballen me sulme seksuale. “Sulmet dhe ngacmimet ndodhin kryesisht në qytetet më të vogla, larg qyteteve të mëdha. Viktimat kanë tendencë të jenë femra që ecin vetëm”. Po kështu Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend që kërcënohet nga veprimtaria terroriste. “Luftëtarët e kthyer shqiptar nga Siria vazhdojnë të përbëjnë një problem për vendin. Qeveria shqiptare ka procedura për të dokumentuar udhëtimin e shqiptarëve në Irak dhe Siri. Shqiptarët etnikë nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia njihen se kanë udhëtuar për në Siri dhe Irak për të luftuar”-konstaton SHBA. Më tej në pasqyrimin që i bëhet sigurisë dhe rrezikut në vend renditen edhe trazirat civile, pasi demonstratat dhe protestat janë të të zakonshme. Ndërkohë qeveria amerikane vlerëson se lufta ndaj korrupsionit nga institucionet e zbatimit të ligjit në vend dhe nga institucionet e sigurisë është përmirësuar vitet e fundit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne