DASH shpërndan tekstet e fjalimeve kundër operacionit “Burimi i Paqes”

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) iu ka shpërndarë ambasadave të saj jashtë vendit tekstet e fjalimeve në mënyrën që operacioni “Burimi i Paqes” i ndërmarrë nga Turqia rrezikon civilët dhe luftën kundër DEASH-it.

Lidhur me çështjen në lajmet në median amerikane tërhiqet vëmendja se tekstet e dërguara nga DASH janë në kundërshtim me deklaratat e bëra nga qeveria e presidentit Donald Trump.

Bashkë me këtë pretendohet se diplomatë të nivelit të lartë në DASH janë të shqetësuar nga vendimi i Trumpit për tërheqjen nga Siria. Në tekstet në fjalë thuhet se janë përdorur shprehjet se “operacioni ushtarak i Turqisë rrezikon luftën kundër DEASH-it, jetën e civilëve dhe sigurinë e rajonit”.

Ndërkohë në anën tjetër mbrohet edhe ideja se “Turqia ka kryer shkelje të të drejtave të njeriut gjatë operacionit të saj në Siri dhe se këto shkelje të Turqisë duhet të hetohen”.

Gjithashtu në tekst pretendohet më tej se bashkë me ushtarët nga rajoni janë tërhequr edhe punonjësit e ndihmës humanitare dhe se është vështirësuar dërgimi i ndihmave humanitare prej 50 milionë dollarë të cilët SHBA-ja ka planifikuar t’i dërgojë në rajon./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne