Dashamir Shehi: E papranueshme që Xhafaj të qëndrojë në krye të Ministrisë së Brendshme

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se është e papranueshme që Fatmir Xhafaj të qëndrojë në krye të Ministrisë së Brendshme, pas materialeve të publikuara për vëllain e tij, që e implikojnë në trafikun e drogës. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Shehi shprehet se nuk është e drejtë që punonjësit e policisë të penalizohen për shkak të vettingut, ndërsa ministri i Brendshëm të mos preket, ndërkohë që akuzat për vëllain e tij janë të forta.

Teksa ka komentuar protestën e opozitës të shtunën e kaluar, kreu i LZHK tha se populli tashmë ka filluar të reagojë, dhe të kundërshtojë politikat e ndjekura nga Rama.

Sakaq, ai tha se në opozita ka vendosur të mos bojkotojë seancat plenare, por të vazhdojë në Kuvend betejën e saj kundër krimit dhe drogës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne