Dashuria e Izraelit për ISIS-in dhe Al-Kaidën!

Fehim Taştekin

Në perëndimin ku frika kundrejt ISIS-it është bërë pjesë e politikave të brendshme, vetëm të shprehesh se “Izraeli mbështet ISIS-in dhe Al-Kaidën” është e mjaftueshme për të të vënë etiketimin e “antisemistit”. Edhe nëse ju mundoheni t’i rikujtoni lojrat e luajtura nëpërmjet zyrtës së Operacionit Amman me radikalët nuk do t’ju shpëtojë nga ky etiketim!

Nëse pyetjen ia drejtojmë politikanëve islamikë, ata pas çdo të keqe kërkojnë të gjejnë lidhjen me sionistët dhe Izraelin. Sipas tyre çdo gjë që bëjnë ëstë kundër pushtimit te tyre.

Pavarësisht kësaj, kriza e Siriasë e ka kërcënuar disi manifestimin e islamikëve. Me thirrjet “U shkatërroftë Izraeli” kur goditet Rripi i Gazës dhe “Rroftë Izraeli” kur goditet Damasku.

Për këdo që është i vetëdijshëm se kush ishin ata që mbështesnin Vëllazërinë Myslimane kur filluan konfliktet e para të armatosura në vitet 1970, nuk është asgjë surprizuese të shohin këtë dashuri të madhe të opozitarëve sirianë kundrejt Izraelit. Megjjithatë, për fat të keq në sytë tanë monedha ka gjithnjë vetëm një fytyrë! Pavarëshisht se dyfytyrësia e monedhës është mëse e dukshme.

Për Izraelin, organizatë terroriste është Hizbullahu, Xhihadi Islam, apo edhe Fronti i Çlirimit Popullor të Palestinës. ISIS dhe Fronti Nusra janë të dyshimta, megjithatë kundrejt tyre sillen si miq! Sigurisht, xhihadistët falenderues për këtë situatë nuk ngrenë pyetje. Brenda të njëjtit paradoks është edhe vetë Evropa që i mbështet deri diku, pavarësisht kërcënimit të madh që ekziston për të prej tyre. Sepse ata janë në fakt një armik për armikun e tyre; për këtë arsye, askush nuk e ngre pyetjen nëse “Izraeli po mbështet ISIS-in dhe Al-Kaidën.” Pavarësisht se kjo marrëdhënie e Izraelit me këto dy organizata të rrezikshme në Kodrinat Golan mund të jetë e dokumentuar në ndonjë raport të OKB-së, të gjithë e injorojnë këtë fakt. Askush nuk i futet kësaj historie për shkak të krimeve të frikshme të së shkuarës së afërt…

***

Më së fundmi, më 27 prill të këtij viti, Izraeli ka goditr një bazë në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut. Ndërsa, Reuters është shprehur se ata kishin për qëllim që të godisnin një bazë ushtarake që mbante armë të sjella me avionë nga Irani, burimet ushtarake në Damask bëjnë me dije se në fakt në atë zonë, apo në afërsi të saj nuk ndodhet asnë depo ushtarake e Hizbullahut. Shefi i Shërbimit të Inteligjencës së Izraelit e ka justifikuar këtë sulm duke u shprehur se “Ngjarja në Siri është pjesë e politikave të Izraelit për të parandaluar Hizbullahun në Siri që të pajiset me armë ushtarake nga Irani.”

Edhe muajin që lamë pas, Izraeli pati goditur një bazë ushtarake në afërsi të Bazës Ajërore Tiyas në Palmira. Justifikimi ishte i njëjtë: “Armë të Iranit që i kalonin Hizbullahut.”

Çfarë lidhje ka baza ushtarake e goditur në Palmira me Golanin? Ndërs sipas qeverisë së Sirisë, ky sulm ishte një mbështetje për ISIS-in që kishte mbetur i rrethuar në Palmira.

Izraeli është munduar t’i justifikojë edhe më para sulmet që ka realizuar brenda territorit të Sirisë me pretekstin se “Kemi pasur në objektivë armët që Irani apo edhe Siria i dërgojnë Hizbullahut. Kjo është një ‘diplomaci lufte’ të cilën arena ndërkombëtare k vendosur që ta anashkalojë.

Këtë politikë kërcënuese dhe sulmuese, qeveria e Benyamin Netanyahut e mbështet mbi pretendimin se “Irani dhe Hizbullahu po mundohen që të krijojnë një front të ri nëpërmjet Golanit për të hyrë në Izrael.” Megjithatë, forcat ushtarake ekzistenciale si dhe shpërndarja e tyre brenda territorit të Sirisë nuk duket se e mbështet një pretendim të këtillë. Ndërsa vetë Siria gjendet brenda një lufte jeta a vdekjeje nuk duket e logjikshme që të jetë duke përgatitur një front ushtarak kundër Izraelit.

Po në qoftë se kjo luftë do të përfundojë në favor të aksit të Sirisë dhe Iranit, a do t’i drejtohen mbështetësit iranianë në Siri (të cilët sipas Izraelit janë 20 deri më 25 mijë persona) kh Golanit për ta çliruar atë? Sigurisht kjo është një pyetje rreth së cilës duhet ulur e menuar gjërë e gjatë, megjithatë për momentin pretendimet e se po mundohen të krijojnë një front Izraelit i shërben vetëm Tel Avivit për të fshehur qëllimin e vërtetë të tij në operacionet që po kryen për të mbështetur ISIS-in dhe Al-Kaidën. Gjithashtu, vlen të përmendet edhe fakti se si qeveria siriane, por edhe populli sirian kanë rezervat e tyre nëse elementët e ardhur nga Irani duhet të vazhdojnë të qëndrojnë ende aty pas luftës. Të njëjtat rezerva nuk ekzistojnë përsa i përket qëndrimit të mëtejshëm të Rusisë, e cila nuk i ka prishur marrëdhëniet e saj me Izraelin. Siguria që Rusia i jep Izraelit në lidhje me ortakërinë në terren që ka lidhur Irani me Hizbullahun është shumë i rëndësishëm.

***

Pavarësisht se ‘objektivi’ është Hizbullahu, sulmet nuk zhvillohen në Liban, por në Siri. Pavarësisht se me gisht Izraeli tregon se po sulmon drejt Hizbullahut, në të vërtetë sulmet po bëhen për të drejtur luftën në Siri në rrugën që dëshiron, duke dhënë kontributin e tij në këtë luftës.

Ndërsa ajo që dua të them me faktin se Izraeli dëshiron ta tërheqë luftën në rrugën që dëshiron është se… gjatë vizitës sime të fundit në janar në Kuneytra kam dëgjuar dëshmitë e disa personave që lishin parë sesi u ofrohej ndihmë dhe mbështetje Frontit Nusra dhe organizave të tjera të armatosura në Kodrinat e Golanit që gjenden nën pushtimin e Izraelit. Bashkëpunimi i Izraelit me Nusran nuk është një sekret as për njerëzit e asaj zone dhe as për Forcat Vëzhguese të Armëpushimit të OKB-së (UNDOF). UNDOF e ka pasqyruar marrëdhënien e Izraelit në kufi me grupimet e armatosura pranë Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 2014.

Në vitin 2015, Ministri i Mbrojtjes së asaj kohe të Izraelit, Moshe Ya’alon është shprehur kështu për një gazetar të diplomacisë në një bisedë të realizuar në ndërtesën e institucionit të kryeministrisë në lidhje me luftën që po bëhej kundër qeverisë së Sirisë dhe mbështetjes që ata kanë dhënë:

“Ne po i mbështesim ata me dy kushte: Mos iu afroni shumë kufirit dhe mos i prekni durzitë.”

Pas kësaj deklarate, më 22 prill të vitit 2017, gjatë një interviste për televizionin Channel 10, Ya’alon ka hedhur firmën mbi një tjetër dëshimë që zbulon marrëdhënien e Izraelit me ISIS-in:

“Në Siri ekzistojnë shumë palë: Regjimi, Irani, rusët madje edhe Al-Kaida dhe ISIS-i. Në këto kushte do të na duhet që të zhvilloni politika të balancuara me anë të së cilave të mbëshesim palët prej të cilave keni interes dhe të mos përfshiheni në përgjegjësi. Sepse Izraeli e tregon veten të pozicionuar në një anë të caktuar, ndërkohë që përfton interesat e tij nga pala tjetër. Për këtë arsye, si Izraeli ne e kemi vizatuar vijën tonë të kuqe. Kushdo që në çdo moment do të kërcënojë sovranitetin tonë, atëherë do të përballet me të gjithë forcën që ne do t’i bëjmë ballë. Në më të shumtën e rasteve, sulmet vijnë nga territore të cilat janë të kontrolluara nga regjimi. Megjithatë, në momentin kur është bërë ndonjë sulm që ka ardhur nga territoret e kontrolluara nga ISIS-i, ky i funndit i ka kërkuar menjherë ndjesë Izraelit.”

Media izraelite e shashtisur ngriti pyetjen “Përse nuk jemi njoftuar për një gjë të këtillë”. Mesa duket, ISIS dhe Izraeli e kanë krijuar një kanal komunikimi sa që arriti t’i kërkonte falje.

***

Është e rëndësishme që të analizojmë edhe zonat e sigurisë që kërkon të krijojë Donald Trump, për të cilën Izraeli nuk kërkon të bëjë shumë zhurmë se po i mbështet. Kur flasim për zona të sigurisë, apo zona tampon gjëja ë parë që na vjen në mendje janë zonat e sigurisë së Turqisë të krijuara në Azez-El Bab dhe İdlib. Megjithatë, Zyra e Operacioneve në Amman, që po kntrollohet nga shërbimet e inteligjencës perëndimore është e fokuuar në Dera. Duhet të ketë një lidhje mes planeve të zonës së çliruar dhe sulmeve që janë shtuar së fundmi në Dera nga Nusra dhe bashkëpunëtoret e saj. Edhe lajmet e tjera në lidhje me financimin e Arabisë Saudite të blerjes së armëve nga Evropa Lindore e përplotësojnë këtë puzzle. Nëse ky plan do të jetë funksional, atëherë Izraeli do të luajë një rol në logjistikën e tij dhe në shërbimet e inteligjencës.

Nuk është e nevojshme që të mendojmë shumë gjatë për të kuptuar motivacionin e Izraelit për të pushtuar dhe për të mbështetur grupimet xhihadiste. Më 19 janar të vitit që lamë pas, Moshe Ya’alon gjatë Konferencës e Auditit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar në Tel Aviv është shprehur se “Përballë Iranit, do të preferoja ISIS-in.” Kur ka bërë këtë deklaratë ai ka qënë ende në pozicionin e ministrit të mbrojtjes.

Vetëm gjashtë muaj më vonë, më 19 qerosh të po atij viti, Gjenerali i Përgithshëm i Shërbimeve të Inteligjencës Ushtarake të Izraelit, Herzi Halevi gjatë zhvillimit të Konferencës së Herzliya nuk ka ngurruar të shpjegojë se përse preferojnë ISIS-in:

“Izraeli nuk dëshiron që lufta në Siri të përfundojë me ISIS-in si humbës. Tërheqja e super fuqive nga ky rajon, do të thotë ta lënë Izraelin të vetëm përballë Iranit dhe Hizbullahut, gjë që do ta vinte Izraelin në një situatë shumë të vështirë. Për këtë arsye jemi të detyruar që të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta parandaluar këtë gjë.”

Që prej kohës kur kanë filluar përplasjen e përgjakura, Izraeli është kujdesur që të ruajë interesat e tij. Kjo është e vërteta edhe pse ‘islamikët’ e rremë nuk arrijnë ta shohin këtë gjë. Nëse dikush në lindje e nxjerr në dritë këtë të vërtetë, menjëherë etiketohet si iranxhi, apo asadxhi, Zoti na ruajtë!

Në perëndimin ku frika kundrejt ISIS-it është bërë pjesë e politikave të brendshme, vetëm të shprehesh se “Izraeli mbështet ISIS-in dhe Al-Kaidën” është e mjaftueshme për të të vënë etiketimin e “antisemistit”. Edhe nëse ju mundoheni t’i rikujtoni lojrat e luajtura nëpërmjet zyrtës së Operacionit Amman me radikalët nuk do t’ju shpëtojë nga ky etiketim!

Një botë ku të duhet trimëri të thuash atë që në fakt zyrtarët izraelitë e thonë pa iu dridhur qerpiku; çfarë bote e drejtë, çfarë bote humane!

Burimi : Gazete Duvar/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne