Bota

Dashuria për kalërim e vajzës palestineze nuk njeh “pengesa”

Dashuria e vajzës së re palestineze e cila jeton në Rripin e Gazës nuk njeh pengesa.

Vajza 17 vjeçe Hibatullah Shahin, e cila për shkak të një sëmundjeje të rrallë ka lindur pa pjesën e poshtme të këmbës së majtë, ëndërron që sportin e kalërimit të cilin e do shumë që nga fëmijëra, ta bartë në nivel profesional. Dashuria e vajzës palestineze për kuajt tërhoqi vëmendjen e familjes së saj, dhe ajo që nga mosha 8 vjeçare kalëron.

Palestinezja Shahin tregoi për gazetarin e Anadolu Agency (AA) dashurinë e saj për kuajt dhe aventurat e saj në kalërim.

Ajo vuri në dukje se pjesa e poshtme e këmbës së saj të cilën nuk e ka nuk e pengojë atë në kalërim. “Kalërimi e ngrit vetëbesimin tim dhe si një person me aftësi të kufizuara më ndihmon që t’i tejkaloj problemet me të cilat ballafaqohem gjatë jetës sociale”, tha Shahin.

Duke treguar se këmba protezë e saj është ngjitur kur ajo ishte vetëm një foshnje 8 muajshe, Hibetullah thotë se “Ajo që unë nuk e kam një këmbë nuk më ndaloi që unë t’i realizoj ëndërrat e mia. Pengesa e vërtetë është në kokë. Kuzifimet në trup nuk janë pengesa në të vërtetë. Edhe pse ndonjëherë marr mendime negative unë vazhdoj t’i realizoj ëndërrat e mia”.

Më tej ajo shtoi se në arritjen e qëllimeve “ëndërrimi dhe psikologjia pozitive” janë dy gjëra më të rëndësishme. “Unë ëndërroj që një ditë ta përfaqësoj shtetin tim në garat ndërkombëtare të kalërimit”, tha 17 vjeçarja Hibatullah Shahin.

Në anën tjetër nëna e Hibatullahut, Tagrid Shahin tregon se vajza e saj ka lindur pa gjysmën e këmbës së majtë për shkak të një sëmundjeje të rrallë e cila gjendet në një nga 200 mijë fëmijë.

Nëna tregon se vajza e saj ka shfaqur një interesim të madh për kuajt dhe po merr trajnime për kalërim. “Vajza ime në këtë mënyrë i ka tejkaluar vështirësitë”, thotë ajo.

OPINIONE

INTERVISTA