Dashuria për Palestinën brenda gazsjellësit!

Fehim Taştekin

Ata që nuk e largojnë nga goja Gazzën janë bërë ortakë të Izraelit për t’i marrë palestinezëve gazin natyror.

Dhëndri Berat Albayrak ka dalë në një fotografi krah për krahu me ministrin izraelit të energjitikës, Yuval Steinitz. Pikërisht siç i ka përshtat dy tregtarëve! Në bashkëpunim me njëri-tjetrin po planifikojnë një gazsjellës, i cili do të nxjerrë gazin natyror nga Mesdheu Lindor dhe do ta tranferojë nga Izraeli në Turqi dhe nga Turqia në të gjithë Evrpën.

Pas tensionit që ekzistonte për shkak tëMavi Marmarasë, takimi i Steinitz me korrespondentin e tij turk më tetor të vitit 2016, që u zhvillua është shndërruar në një simbol të normalizimit të marrëdhënieve. Çdo gjë ka përparuar me një shpejtësi të paparashikuar. Nëse marrim parasysh se Steinitz ka plotësuar turin e katërt të vizitës së tij, duket se deri në fund të këtij viti Albayrak do të zhvilloi një vizitë në Izrael për të përmbyllur këtë marrëveshje të rëndësishme.

Plani është që në Turqi të kalojnë 10 miliardë metërkub gaz natyror në një vit. Turqia do të luajë një rol kyc në këtë projekt, i cili duket se do të sigurojë pozicionin e Izraelit, jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe nga ana politike.

Sipas projetimeve të Izraelit, gazsjellësi i dytë do të kalojë nga Qipro dhe Greqia për t’u lidhur më pas me Italinë. Ky gazsjellës me një gjatësi prej 2200 km, i cili njihet me emrin EastMed do të ketë një kosto dyfish më të madhe sesa gazsjellësi që do të kalojë nga Turqia, për këtë arsye duket se nuk do të jetë shumë i preferuar prej tyre. Edhe BE-ja ka vendosur këtë gazsjellës nga Mesdheu Lindor si alternativë për gazin rus.

***

Steinitzështë shprehur se “Jemi të vendosur që të vëmë në jetëëndrrat tona agresive në lidhje me gazin natyror në Mesdheun Lindor.” Fjala “agresive” është përdorur pikërisht në vendin e duhur prej tij. Në fund të fundit, gazi natyror që Turqia edhe do ta blejë edhe do të jetë ndërmjetëse që të shitet në Evropë, pjesërisht është i vjedhur, ndërsa pjesa tjetër është e diskutueshme. Nëse kemi grabitje, duhet të jemi agresivë deri në fund!

Bashkë me bashkëpunimin energjik, periudha e ‘normalizimit’ të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit ka marrë një formë më kuptimplotë. Abuzim i vërtetë! Këta njerëz që janë fshehur gjithnjë pas mbështetjes së çështjes palestineze, me pretendimet se janë mbështetës të Gazës i kanë dhënë shansin dhe i janë bërë bashkëpuntorë grabitjes së saji shkon përshtat pikërisht Hanzalave të cilët zbuluan në një ditë të vetme një gënjeshtër që ka vazhduar për 100 vjet. (Hanzala është një karakter 10 vjeç i filmave vizatimorë, që përdoret më së shumti si simbol i rezistencës palestinez, i cili i ka kthyer shpinën kujtdo që ka qëndruar i heshtur përballë pushtimit dhe pushtuesve.)

E vërteta, e cila hedh poshtë fasadën që ka krijuar administrata e AKP-së, e cila e ka shitur si bëmëtë tyre në favor të Gazës dhënien fund të mosmarrëveshjes që kishin me Izraelin për shkak të ndodhisë së Mavi Marmarasë qëndron kështu:

Izraeli, i cili që prej vitit 1999 ka zbuluar burime të ndryshme të gazit natyror në Mesdheun Lindot dhe i ka emëruar ato si Noa, Mari-B, Dalit, Tamar, Leviathan, Dolfin, Shimson, Tanin ve Karish ka arritur në një potencial prej 800 miliardë metërkup. Nëse nuk do ta eksportonte këtë gaz jashtë vendit do të mund të kishte për vete 50 vite të plota. Disa nga këto rezerva kërkon t’i shesë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të mos i humbasë ato gjatë zgjidhjes së çështjes së palestinës deri në fund të saj. Edhe nëse nuk do të merreshin parasysh pushtimet dhe uzurpimet e territoreve të vitit 1948 dhe të marrim për të mirëqenë kufinjtë e vitit 1967, një pjesë e këtyre rezervave të gazit natyror gjendet në rajonet e rëndësishme ekonomike brenda territoreve të Palestinës.

Rezervat më të rëndësishme për të cilat bëhet fjalë gjenden brenda Gazës. Vendi i parë ku Izraeli filloi të bënte kërkime në Mesdheun Lindor ishte pjesa detare ku bën dalje Gaza. Sipas Marrëveshjes së Oslos, Izraeli për të ndërmarrë operacione të këtij lloji duhet të bashkëpunojë me qeverinë e Palestinës.

Agjencia energjitike izraelite, Delek dhe ndërmarrja energjitike me qendër Houston-Texas, Nobel prej një kohe të gjatë tashmë vazhdon të nxjerrë gaz natyror në bregdetin Noa në zonën e Ashkelon. Sipas kërkimit të zhvilluar nga SOMO – i mundësuar nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Jashtme e Hollandës, punimet që Izraeli po zhvillon në këtë zonë janë të paligjshme duke qënë se po bëhen brenda territorit të Palestinës. Rezervat e gazit natyror të cilën me të drejtë e kërkojnë palestinezët në këtë zonë shkon deri në shifrat e 40 miliardë metërkup.

Aktivitetet qëNoble dhe Delek po zhvillojnë nëMari-B, e cila ndodhet menjëherë në lindje të Noas, bën pjesë në ujërat e brendshme të Palestinës. Rezervat që pretendohen në këtë zonë janë 28 miliardë metërkup. Madje që prej vitit 2012 burimet nëMari-B kanë arritur deri në fund. Sipas palestinezëve, Mari-B kishte rezerva të cilat Palestina do t’i përdorte deri në 15 vitet e ardhshme.

Në jug tëMari-B, pra në anën tjetër ujërave tokësorë të Gazës gjenden rezervat Marine 1 dhe Marine 2, të cilat përbëjnë një sasi pre 1.3 kilometrash katërorë. Këto burime të cilat njhen edhe si ‘Gaza Marine’ janë të pozicionuara 17-21 mile në detin e Gazës. Sipas marrëveshjes Gazza-Eriha të vitit 1994, ky territor duhet të jetë nën kontrollin e Palestinës. Megjithatë, as anijet e peshkatarëve të Gazës nuk lejohen të kalojnë deri në 6 milie në detin e hapur. Në nëntor të vitit 1999, pasi ishin gjetur këto burime të energjisë, qeveria palestineze bëri një marrëveshje me British Gas – BG – për të bërë kërkime për gaz natyror dhe për zhvillimin e kësaj fushe, pjesë e së cilës ishin edhe hapja e kërkimeve nëMarine 1 dhe Marine 2. I shqetësuar nga ky zhvillim i fundit, në vitin 2006, me pretekstin se Hamasi kishte cënuar qeverisjen e Gazës e rrethuan zonën, duke e bërë të pamundur që palestinezët të arrinin deri në hapin e marrjes së gazit.

***

Nën pretekstin se është duke ruajtur sigurinë e rajonit, Izraeli jo vetëm që u mohoi palestinezëve të drejtën e përdorimit të gazit, por edhe po e vjedh nga plaestinezët këtë gaz. Pra, kjo është arsyeja e vërtetë e këij rrethimi të shumëpërfolur.

Një gjë tjetër që bie edhe më shumë në sy është se klientët e parë të gazit natyror që Izraeli ka nxjerrë nga Levanti kanë qënë pikërisht palestinezëët. Më janar të vitit 2014, është mësuar se qeveria e Palestinës ka firmosur një marrëveshje me Izraelin për importimin e gazit natyror për një periudhë 20 vjeçare me vlerën 1.2 miliardë dollarë. Përveç kësaj, është shënuar një kthesë tragjike pëesa i përket ekspotimit të gazit natyror. Delek dhe Nobel gazin natyor që nxjerrin nga Noa, Mari-B dhe ‘Jashtë Territorit’ ia shesin ndërmarrjes energjitike të Izraelit IEC. Ndërsa 85 përqind të energjisë elektrike që konsumon Palestina e mundëson pikërisht IEC-ja. Kjo është ‘ekonomia pengmarrëse’ që ka formësuar pushtimi dhe shtet-rrethimi.

Sipas Nsmës së Bojkotit të Izraelit për Palestinës në Turqi (BDS) bëhet me dije se nëse e përllogarisim Palestinën me kufinjtë e vitit 1967, burimet e gazit natyror brenda këtyre kufinjve arrijnë me vlerën deri në 2.5 miliardë dollarë.

***

Thënë shkurt, Palestina nuk arrin t’i shfrytëzojë dot burimet e saj natyrore sepse ndodhet nën shtetrrethim. Për më tepër është edhe kliente e këtij gazi të vjedhur. Nuk arrin ta prodhojë energjinë e saj sepse nuk ka lëndën e parë, apo janë shkatërruar bazat. Gjatë periudhës nga viti 2006 deri më 2014, kur Izraeli e ktheu Gazën në një ferr, objektivat e para kishte të qëllonte bazat e prodhimit të energjisë elektrike dhe të shpërndarjes së ujësjellësve. Edhe nëse këto prodhues do të rifillonin aktivitetin, iu mungon lënda bazë. Në përgjithësi Gazza ka 4 orë energji elektrike dhe që nga muaji i shkuar është shkurtuar vetëm 3 orë e 15 minuta.

Po a do ta prishë axhendën e Hanzalarëve të rremë kjo e vërtetë? Jo, nuk do ta prishë. Sidoqoftë, ashtu si çështja palestineze u përket atyre pse mos t’u përkasë edhe gazi natyror!

Burimi : Gazete Duvar/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne