Shqiperia

Dasmë pa zbatuar masat kundër koronavirusit, gjobë të majme pronarit të lokalit. Sekuestrohen veglat muzikore

Një pronari lokali në zonën e Sukthit në Durrës është gjobitur me shumën e 1 mln lekëve të rinj pasi ka organizuar dasmë në lokalin e tij pas zbatuar masat e sigurisë kundër koronavirusit.

Policia lokale bën me dije se kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali.

Njoftimi:

Organizoi dasmë në lokalin e tij, në kundërshtim me protokollet e sigurisë, procedohet penalisht dhe gjobitet nga ISHSH-ja pronari i lokalit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë nga subjektet e ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht shtetasin:

E. K., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali.

Ndërsa ISHSH-ja vendosi masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt./tpz

OPINIONE

INTERVISTA