Davutogllu në Shkup, takohet me Ahmetin e Kasamin

Ish-kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu, po qëndron në një vizitë treditore në Maqedoni, ku do të zhvillojë takime me krerët e shtetit dhe të partive politike. Pjesë e vizitës së Davutogllut janë edhe disa ligjërata akademike. E tillë ishte edhe një ligjëratë nderi të cilën ish-kryeministri i Turqisë e mbajti sot në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, ku tha se kur është në mesin e studentëve, e ndjen veten si në shtëpi. Të njëjtat fjalë, Davutogllu i tha edhe për Shkupin.

Përpos ligjëratës, Davutogllu sot ka zhvilluar edhe takime me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin,si dhe me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin. Në një deklaratë për mediat, Kasami tha se në takim, ish-kryeministri turk ka shprehur mbështetjen për procesin eintegrimit të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Ndërkohë, BDI ka njoftuar se në takim bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet politike në vend e rajon duke u fokusuar në situatën aktuale në vend.

Davutogllu: Ali Ahmeti faktorë kyç i stabilitetit në rajon

Ahmeti foli për angazhimet e Bashkimit Demokratik për Integrim në drejtim të stabilitetit politik të vendit, marrëdhënieve të mira ndëretnike, fqinjësisë së mirë, integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Davutogllu pritet të takojë edhe presidentin Ivanov dhe kryeministrin Zoran Zaev. Gjithasthtu, në ditët në vijim ai do të mbajë fjalime edhe në Universitetin e Tetovës dhe në Universitetin Qirili dhe Metodi në Shkup. Përpos kësaj, profesori Davutoglu do t’i prezantojë edhe librat e tij të përkthyera në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase, ndërsa do të marrë pjesë edhe në një debat me temë “Qytetërimet dhe Qytetet”./ shenja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne