Debat i ashpër Kumbaro – Duma në TV: Mos më kalo hu më hu

Ka qenë i ashpër debati politik i zhvilluar mbrëmë në emisionin “Dritare” në Vizion Plus mes ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kandidates për deputetete të PD -së, Grida Duma. Ku duket qe Kumbaro gati sa nuk e godet Griden. Debati ka nisur për paktin Rama – Basha e më pas ka vijuar me gjendjen e disa sektorëve.

Kumbaro: Kryeministri Rama ka kërkuar prej kohësh që të ulet në tryezë me Bashën, me kushtin që të mos prekej Kushtetuta. Pritja ka qenë nga ana e PS-së, për të bërë dialog. Partia Demokratike ka standardet siç nuk i ka pasur asnjëherë tjetër. Partia Socialiste i hapi të gjitha dyert dhe dritaret që të realizohet reforma në drejtësi.

Duma: Kjo ishte një situatë e paprecedentë. Ne nuk mund të falenderojmë dikë që u detyrua në fund dhe i cili prej muajsh tha se nuk i interesonte nëse PD hynte në zgjedhje. Për herë të parë erdhëm në një situatë që kishte arritur në të tillë gjendja nga kriminaliteti. Ose ju nuk e kuptoni që ka pasur një kauzë, ose keni qenë shumë të dobët…

Kombaro: Edhe Klajda që ka qenë më shumë në terren sesa ju.

Duma: Se kush? Sesa Ju?

Kumbaro: Sesa ju e dashur? Se Klajdën e kam në krah. Ju iu kam përballë dhe po iu shikoj në sy.

Klajda: Të dyja jemi në të njëjtën njësi administrative. Shkoza është një zonë shumë e vështirë. Njerëzit kanë probleme të jashtëzakonshme me rrugët, me legalizimet. Kanë problem sepse i kanë shumë larg urgjencat shëndetësore.

Kumbaro: Kemi gjetur universitet privat në Përmet me një zyrë ku u jepnin diploma studentëve.

Duma: Ja çfarë bëtë ju?

Kumbaro: Meqenëse ti po më kalon hu më hu e degë më degë dhe po të përgjigjem.

Duma: Po seriozisht po flisni…

Kombaro: Mos bëj zhurmuesin

Duma: Vërtet e keni. Infermieret dhe mjeket diplomën po e çojnë në Gjermani, sepse këtu nuk ka treg. 50 veta ishin parmbrëmë në QSUT dhe nuk kishte pambuqe. Absolutisht. E kam dëgjuar dhe këtë batutë ‘Ka punë për nuk ka profesionistë”.

Kombaro: Të lutem kur ke shkuar për herë të fundit në Përmet?

Duma: Para 6 muajsh.

Kumbaro: Shko sepse është bërë shumë bukur. Mu më vjen shumë mirë që shkon në Përmet dhe nuk gjen hotele për t’u akomodur pasi ka aq shumë turistë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne