Debat në OKB për dhunën seksuale të PKK/PYD-së në Siri

E Ngarkuara me Punë e Turqisë në Misionin e Përhershëm në Kombet e Bashkuara (OKB) Gyven Begeç (Güven Begeç) mbajti një fjalim në seancën e Këshillit të Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ku diskutohej për dhunën seksuale në konfliktet e armatosura.

Në fjalën e saj Begeç i kushtoi vëmendje ngjarjeve “të tmerrshme” të dhunës seksuale, që janë kryer në Siri edhe nga regjimi, edhe nga organizatat terroriste siç janë: DAESH dhe PKK/PYD-YPG, raste që janë pasqyruar edhe në raportet e OKB-së.

Raporti i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar i OKB-së për Hetime në Siri, i publikuar muajin e kaluar, ka evidentuar se Forcat Demokratike Siriane (FDS), që janë fasada e organizatës separatiste terroriste PYD/PKK në Siri, kanë përdorur dhunë ndaj meshkujve që kanë ndaluar në Raka duke u djegur atyre organin seksual ose i kërcënuar me djegie.

“Ashtu siç shihet edhe në raportet e OKB-së, organizata terroriste PKK/PYD-YPG përdor torturën dhe dhunën seksuale”,- shtoi diplomatja turke.

Duke iu referuar raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, që është paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe që vë në dukje rastet e dhunës seksuale në konflikte, zonja Begeç nënvizoi si jashtëzakonisht “shqetësuese” edhe dhunën që ushtria e Mianmarit (Birmanisë) ushtron ndaj myslimanëve Rohingianë në Arakan.

Ajo shtoi se bashkësia ndërkombëtare po pret që qeveria e Mianmarit të sigurojë kthimin në mënyrë të sigurt të refugjatëve të Arakanit në fshatrat e tyre, të lejojë dërgimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare, si dhe t’u japë fund ngjarjeve të dhunshme, përfshi këtu edhe dhunën seksuale, si dhe ta përfundojë këtë “rreth vicioz”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne