Shqiperia

Debate dhe përplasje të ashpra në mbledhjen e Opozitës/ Qërohuni bashkë me LSI –në

Ish kryetari i PD –së, Kukës, Ibsen Elezi, është treguar i ashpër në mbledhjen e Opozitës të zhvilluar në qytetin veri-lindor, ndaj të deleguarve nga Tirana.

Ibseni i ka bërë për ujë të ftohtë” deputetët LSI –së, të cilët i ka quajtur hajdutë, por kritika të forta ka drejtuar edhe ndaj deputetëve demokratë, si ndaj kreut të grupit parlamentar të PD- së Edmond Spaho dhe deputetit Flamur Noka.

“Na sillni këtu deputetët e LSI –së , partinë e cila e ka firmosur rrugën.

PD -ja e ndërtoi, ndërsa LSI-ja dhe këta hajdutët e saj, që kanë ardhur këtu në këtë mbledhje, janë ata ata që e kanë vënë atë taksë. Është e turpshme se si mund të rrimë në sallë me këta njerëz , të cilët kanë marrë fund dhe ne po bëhemi oksigjen për ta. Nuk mund të rrinë demokratët kuksianë në të njëjtën tavolinë me këta hajdutë, të cilët nuk mbledhin dot pesë vetë, ndërkohë që qytetarët kuksianë u ngritën në protestë për një rrugë që taksën e vuri LSI –ja”, ka thënë Elezi.

Më pas ish-kreu i PD –së së degës të Kukësit, Ibsen Elezi, është larguar nga mbledhja, por burime i thanë CNA, se ai ka drejtuar akuza të forta dhe ndaj deputetëve demokratë , në mbledhjen e zhvilluar në Kukës.

OPINIONE