Shqiperia

Debate për SPAK në mbledhjen e KLP/ Gent Ibrahimi ikën nga tryeza, anëtari Besnik Cani: Nuk u njoha me projekt-aktet

Mbledhja e Këshilli i Lartë i Prokurorisë e kësaj të hëne është mbyllur për shkak të kërkesës së anëtarit të Këshillit Besnik Cani i cili pretendonte se ai është njohur me projekt-aktet të paraqitura në rendin e ditës, me shumë vonesë. Sipas tij njohja me projekt aktet e rendit të ditës për sot nuk i kanë ardhur siç parashikohet nga ligji (7 ditë para njoftimit të datës së mbledhje plenare.

Në rendin e ditës së sotme ishin për diskutim 7 pika, ku pika kryesore dhe ajo që nxiti diskutime ishte pikërisht pika nr.7 për ngritjen e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.  Ajo që ende nuk është zgjidhur mes KLP është numri i prokurorëve që do të duhen për ngritjen e kësaj strukture. Sipas ligjit parashikohet që nuk duhet të jenë më pak se 10 anëtar, por deri më tani janë 8 prokurorë që janë gati për SPAK.

Nga ana tjetër Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi  më parë ka deklaruar se edhe pse 8 prokurorë janë gati për emërim, kjo nuk mjafton pasi duhet të jenë më shumë dhe një numër kaq i ulët do t’i mbingarkonte.

Deri më tani gati për SPAK janë: Altin Dumani, Arben Kraja, Doloreza Musabelliu, Klodian Braho, Edvin Kondili, Ened Nokuçi, Behar Dibra.  Debati për SPAK është i gjithi nëse do të ngrihet me 8 anëtar që kanë kaluar vettingun me vendim të formës së prerë dhe dy vendet do të rrinë vakante, ose do të komandohen dy prokurorë të komanduar,që ishin garues por nuk u kualifikuan te 15 emrat.

Nëse vendoset që ngritja e SPAK do të bëhet me 8 prokurorët që janë gati dhe me 2 të komanduar emrat e përfolur janë të Dritan Prençit dhe Vladimir Marës./shqiptarja

OPINIONE