Debate te Histori-Filologjiku/ Marku: Kasta mafioze manipuloi votimet, favorizime nga politika

Pas votimeve për dekan në ambientet e fakultetit Histori-Filologji kanë shpërthyer debatet. Pedagogë dhe vëzhgues të komisionit kanë versione të ndryshme për vendimet që nxorën fituesin. Pedagogu Mark Marku, në një intervistë për gazetën ‘Shekulli’, ka rrëfyer versionin e tij duke nënvizuar se ka pasur sipas tij manipulim të votave nga komisioni. Sipas tij, presionet kanë qenë nga forca të jashtme që duan të kenë ndikim mbi përzgjedhjen e kandidatëve.

Unë mendoj se kjo kasta mafioze e Universitetit, mafia e tenderëve e kanë bërë edhe herë të tjera. Problemi është shpërndarë nëpër universitete, por këtu vëmendja ka qenë shumë e përqendruar dhe fakulteti ynë është i vogël ka personalitete të jetës publike dhe këtu ka shpërthyer sistemi i manipulimit. Unë mendoj se është arritur një fitore jo vetëm se ka fituar dikush, se mund ta arrinte kushdo nga kolegët tanë, por është testuar se këtu strukturat zgjedhore janë struktura manipulimi, që vota e pedagogëve është manipuluar jo vetëm këtu, por në të gjitha zgjedhjet e tjera nëpër fakultete dhe këtu ka qenë vëmendja më e përqendruar”. – tha ai.

Marku vazhdon më tej duke u shprehur se kandidatja Ajula Jubani është e favorizuar nga deputetja e PD-së Valentina Duka dhe Shezai Rrokaj

Unë e di që Ajula Jubani është mbështetur nga Valentina Duka, që sot është deputete e PD. I vetmi problem etik që kemi ne si pedagogë është se, as Valentina Duka, as Shezai Rrokaj nuk mund të përcaktojnë nga jashtë dekanin e fakultetit. Këtë mund ta them etikisht, pasi nuk është normale që 85 pedagogëve t’u përcaktohet nga jashtë pasardhësi, nuk është e drejta feudale në universitet. Ne kemi dashur ti japim fund të drejtës feudale të përcaktimit të kandidatëve sipas klaneve, grupeve të cilët e dominojnë universitetin. E vetmja betejë është këtu, pastaj politikisht të gjithë janë të shpërndarë, dikush me PD-në dikush me PS-në. Kemi një etikë kolegësh ku secili ka bindjet e veta.” – tha Marku.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne