Debka Zbulon Çështjet e ‘Marrëveshjes së Shekullit’

Në një kohë kur organet e medias flisnin lidhur me qëllimin e Donald Trump në shpalljen e Marrëveshjes së Shekullit gjatë muajit të kaluar, një faqe sioniste zbuloi misterin në këtë marrëveshje.’

Sipas raportit të Qodsna, faqja Tik Debka lidhur me këtë çështje deklaroi si më poshtë:

Si rezultat i kontakteve që shteti amerikan ka bërë me disa vende të rajonit (Arabia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe), ka pasur marrëveshje me shtetet në katër tema. Këto janë katër temat për të cilat kanë rënë dakord:

Qeveria e Trump do ta shpjegojë këtë projekt, por abu Mazen dhe udhëheqësit e tjerë palestinezë nuk do ta pranojnë këtë. Disa vende arabe do ta refuzojnë këtë, por udhëheqësit e vendit do të njoftojnë se marrëveshja ka pika pozitive dhe se do të mund të formojnë bazën për bisedime për një marrëveshje paqeje midis Izraelit dhe Palestinës. Opozita e palestinezëve nuk është e sigurt dhe Shtetet e Bashkuara të Ameikës, Egjipti dhe vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik do ti prezantojnë si palë disa personalitete palestineze që jetojnë jashtë vendit.

Kryeministri i regjimit sionist, Benjamin Netanjahu, deklaratën e tij e cila i filloi negociatat e pajtimit në mes të Izraelit dhe Palestinës, do ta shpallë si të lidhur me çështjet që siguruan marrëveshjen. Debka, 9 çështjet kryesore të Marrëveshjes së Shekullit i numëroi kështu:

1) Formimi i një shteti të lirë palestinezë në gjysmen e Bregut Perëndimor dhe në të gjithë Rripin e Gazës.

2) Regjimi sionist do të mbajë përgjegjësin për sigurinë e të gjitha portave kufitare me një pjesë të madhe të rajonit të Bregut Perëndimorë.

3) Lugina e Jordanit do të jetë plotësisht nën mbikëqyrjen e trupave të regjimit sionist.

4) Dominimi i disa lagjeve të Jeruzalemit Lindor do të transferohet në Qeverisjen Autonome.

5) Dominimi i xhamisë Al-Aksa do t’i lihet Jordanisë, palestinezëve dhe regjimit sionist.

6) Rajoni Abu Des në jug të Jeruzalemit Lindor do të shpallet si kryeqyteti i shtetit palestinez.

7) Në rast se Hamasi armatoset, edhe Gaza do të jetë një pjesë e shtetit palestinez.

8) E drejta e palestinezëve për t’u kthyer në territoret palestineze do të hiqet dhe si shkëmbim për këtë, refugjatëve palestinezë do t’u paguhet kompensim.

9) Palestinezët dhe vendet arabe do ta njohin regjimin sionist si komb dhe shtet hebre, ndërsa shtetin palestinezë si komb dhe shtet palestinezë.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne