Dëbohen 30 diplomatë amerikanë nga Rusia

Rusia në përgjigje të veprimeve të dhjetorit 2016 të Amerikës, e cila dëboi 35 diplomatë rusë nga Amerika, ka dëbuar 30 diplomatë amerikanë nga Rusia.

Një prej autoriteteve të ministrisë së jashtme të Rusisë, pasi kritikoi qeverinë amerikane për neglizhencë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve diplomatike dhe për konfiskimin e qendrave diplomatike të Rusisë në Uashington, tha se Moska ka dëbuar 30 diplomatë amerikanë. Ky veprim u ndërmor vetëm 3 ditë pas takimit mes presidentit Donald Trump dhe Vladimir Putin në Gjermani. Në dhjetor të vitit 2016 Barack Obama në reagim ndaj pretendimeve për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, dëboi disa diplomatë rusë nga Amerika dhe konfiskoi 2 godina diplomatike të Rusisë në Uashington./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne