Deklarata/ Basha nuk heq dorë nga qeveria teknike: Me 18 Qershor nuk ka zgjedhje

Menjëherë pas mbledhjes së PD, kreu demokrat Lulzim Basha sqaron se PD nuk ka hequr dorë nga kushtet e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Basha ka treguar se nuk ka hequr dorë nga qeveria teknike, dhe se do të zhvillojë dialogun nesër me kryeministrin Rama me kushtin e vetëm të krijimit të qeverisë teknike.

Gjithashtu Basha tha, se me 18 Qershor nuk do të ketë zgjedhje, as ligjërisht e as politikisht.

 

Fjala e Lulzim Bashës:

Keqardhje të madhe për numrin rekord të fake neës që janë prodhuar sot në portale dhe media të ndryshme.

Jam këtu për të zbardhur mbledhjen e grupit parlamentar dhe video-konferencën.

E vërteta është si vijon:

Grupi i PD u mblodh për një komunikim të drejtëpërdrejtë me Presidentin e PPE dhe eurodeputetin Hahn. U përcoll shqetësimi i PPE për krizën politike. U rikthye në vëmendje e marta e javës së kaluar. Realizoj përgjegjësitë e mia personale për mosshpjegimin me detaje për atë që ndodhi të martën e kaluar.

Gjatë video-konferencës ofrova gjithçka personale me qëllim arritjen e një marrëveshje. Ky është qëndrimi ynë pa ekuivok. Jemi gati të ofrojmë gjithçka që mundemi ne, madje dhe unë personalisht, për votën e lirë të shqiptarëve. 

E papranueshme është që të identifikohet opozita si problemi, siç e përmendi Sigmar Gabrieli. Ne e kemi denoncuar, luftuar problemin. Sa i përket problemit të drogës, mirëprita institucionalisht këtë hap të BE që hedh, në një betejë parimore për Europën dhe Shqipërinë.

Ndërkohë që qëndrimet tona kanë qenë këto, nuk kemi patur asnjë propozim të vetëm. Çfarë do të bësh për kriminelët që i ke në Parlament? Si do e zgjidhësh këtë problem? Çfarë do të bësh për drogën. Asnjë përgjigje nuk ka dhënë deri më sot. Ndaj qëndrimi është i qartë. Edi Ramës i kërkohet dorëheqja. Largimi i tij për ti hapur rrugë qeverisë teknike mjafton si një garanci. Edi Rama refuzon të japë dorëheqjen. Mban peng një komb të tërë.

Le të marrim skenarin tjetër: Merrni pjesë në zgjedhje se i zgjidhim pas zgjedhjeve punët.

Zgjidhja vjen vetëm përballjes me të vërtetën. Nëse ka propozime të cilat ofrojnë të njëjtat garanci që ne nuk i kemi dëgjuar, jemi të gatshëm të dëgjojmë. Por një gjë nuk jemi të gatshëm të bëjmë, të tradhëtojmë besimin e qytetarëve. Ne marrim peshën e plotë të përgjegjësisë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë politike përmes dialogut nëse vjen. Për ne kjo është zgjidhja. Zgjidhje tjetër deri më sot nuk ka. Për ne është qeveria teknike me mandat të qartë popullor.

Vendimi i grupit është të mbështesë qëndrimin e deritanishëm të opozitës për zgjedhje të lira dhe demokratike. Me këtë vendim shkojmë në tryezën e Presidentit të Republikës. Prandaj ditën e nesërme të kontaktoj Presidentin për të parë modalitetet. Mashtrimi tjetër që i kishin bërë BE-së ishte që skadonte afati. Cfarë afati u thashë? Afati ka skaduar me kohë. Ky është realizimi dhe vendimi i grupit të PD. Me këtë vendim nesër jam i gatshëm në një orë të përshtatshme me z.Rama të marr përgjegjësitë që më takojnë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne