Deklarata “bombë” e Henri Çilit: Nëse Rama lejon qeverinë teknike, atëherë i ka ikur koha politike!

Botuesi i MAPO-s Henri Çili, ka debatuar ashpër me analistin Ilir Kulla në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani.

Çili tha se nëse kryeministri tërhiqet dhe jep qeveri teknike, atëhere në krye duhet të vendoset dikush tjetër, pasi sipas tij kështu Rama humb besimin e shqiptarëve.

“Nëse Rama lëshon dhe lejon krijimin e qeverisë teknike, atëherë i ka ikur koha politike dhe duhet t’i hapë rrugë dikujt tjetër. Shqipëria kërkon një udhëheqës tjetër, Rama nuk mund ta mbajë besimin e shqiptarëve. Të mos çosh mandatin deri në fund ke dëshmuar një mangësi dhe nuk meriton më besim. PD mund të jetë shumë e fuqizuar pas këtyre zgjedhjeve”, tha Çili.

Ndërkohë lidhur me këtë deklaratë të Çilit debati me Kullën ka marrë këtë vijimësi:
Çili: Të thuash një gjë dhe pastaj një gjë tjetër në politikë nuk është një mëkat. Është mënyrë për të zgjidhur një situatë për interesin publik.
Kulla: Ka interes më të madh se intersi i popullit? Ka krizë në vend. E para krizë besimi, ekonomike. Nuk funksionon Kuvendi. Po vazhdoi kështu një muaj mund të gjendemi me mandate të mbaruar të Parlamentit, me mandatat të mbaruar të zgjedhjes së presidentit.

Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne