Deklarata e fortë e Berishës: Aldo Bare pagoi 300 mijë euro te Rama për shkarkimin e prokurorit Trenova

Sali Berisha ka dhënë sot një intervistë për TV Klan, ku ka folur edhe për vettingun, dhe parregullësitë me të cilat po zhvillohet ky proces. Ish-kryeministri ka bërë një deklaratë të fortë, në lidhje me shkarkimin e Prokurorit të Apelit Gentian Trenova. Sipas tij, shkarkimi i Prokurorit është bërë me kërkesë të Aldo Bares, pasi Prokurori në fjalë kërkoi dënim përjetë për të.

‘Aldo Bare qëroi prokurorin e vet që kërkoi dënim përjetë kundrejt 300 mijë eurove që i çoi Edi Ramës.

Në këtë mënyrë Edi Rama ka përkeqësuar kushtet dhe këto mesazhe janë të qarta nga Franca e Holanda.

Janë të qarta se me Ramën për herë të tretë bllokohet hapja e negociatave me BE-në’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne