Deklarata e fortë e Haki Çakos për zjarret: Kemi informacione se në zonat që po digjen duan të ndërtojnë resote

Kreu i Emergjencave Civile, Hako Çako, ka reaguar sot pas situatës së krijuar në vend, ku janë disa vatra zjarri ende aktive. Në një intervistë në Report TV, Çako u shpreh se ka informacione se në zonat ku kanë rënë zjarre fshihen interesa personale të bizneseve, për t’i kthyer këto toka në resorte turistike.

Kemi informacione dhe i bëjmë thirrje policisë së Shtetit të intensifikojnë punën e tyre për të identifikuar personat apo subjekte që kanë qëllim të bëjnë resorte në këto zona“, tha Çako. Më tej kreu i Emergjencave Civile, i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të intensifikojnë punën për identifikimin e autorëve.

Më herët dhe zëvendës kryeministri, Erion Braçe, në një deklaratë u shpreh se ka informacione se zjarret bëhen për të hapur toka, por shtoi se nuk do japi asnjë leje ndërtimi./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne