Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në një dalje për mediat lidhur tensionet e regjistruara ditën e sotme në disa KZAZ të vendit. Lleshaj paralajmëroi shkrirje e disa strukturave të Policisë Bashkiake që sipas ministrit të brendshëm kanë dalë haptazi jashtë funskionit të tyre.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=gI0a1m2Nvqs]
“Policia e Shtetit, po provokohet e po sulmohet në mënyrë të organizuar po përgjigjet me vendosmëri deri në fund. Kryesisht punonjës bashkish e polici bashkiake po gabojnë rëndë duke u përdorur si mish për top. U bëj thirrje punonjësve publik, mos marrin mbi vete barra ligjore, për llogari të një grupit njerëzish që për interesa të tyre duan të marrin peng zgjedhjet. Qeveria do marr masa të shkrijë disa struktur të Policia Bashkiake që kanë dalë haptazi jashtë funskionit të tyre. Askush nuk do tolorehet, mund të jetë pak po e sigurtë.” -u shpreh Lleshaj.
“Punonjës të policisë bashkiake po gabojnë rëndë, duke u përdorur si mish për top nga udhëheqësit dritshkurtër. U bëj thirrje punonjësve të mos marrin përsipër vepra të rënda, duke kryer krime, për llogari të atyre që duan të bllokojnë rrugën evropiane. Qeveria do marrë masa të menjëhershme të shkrijë disa struktura të Policisë Bashkiake, që janë shndërruar në një rrezik publik. Askush nuk do të tolerohet. E gjithë kjo shfaqje e turpshme nuk do të cenojë aspak rendin në vend. U bëj apel prokurorëve dhe gjykatësve të territoreve ku po shkelet ligji, të zbatojnë ligjin. Policia do ndalojë dhe do arrestojë çdo shkelës. S’ka asnjë dyshim se një pakicë njerëzish nuk do të imponojnë asgjë.” -vijoi më tej Lleshaj