Deklarata e Fundit e Konferencës Me Titull: “Arabia Saudite Dhe Gjeopolitikat Në Një Rajon të Trazuar”

Ditën e shtunë, më datë 1 prill, me rastin e mbushjes, së dyvjetorit të luftës në Jemen, nën udhëheqjen e Arabisë Saudite dhe të gjashtëvjetorit, të ndërhyrjes ushtarake saudite në Bahrejn, u mbajt një konferencë me titull: “Arabia Saudite Dhe Gjeopolitikat Në Një Rajon Të Trazuar”.

Në këtë konferencë morën pjesë, politikanë dhe akademikë të informuar dhe aktivistë të interesuar, për rajonin e Lindjes së Mesme. Qëllimi i saj ishte shqyrtimi, i politikave të brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare, të Mbretërisë së Arabisë Saudite, të ushtruara gjatë viteve të fundit, veçanërisht për sa i përket aspektit të luftës dhe paqes, të drejtave të njeriut, reformave politike, modernizimit dhe të solidaritet dhe përparësive panarabe.

Pas kalimit të një dite të tejmbushur, me diskutime dhe shqyrtime, pjesëmarrësit morën këta vendime:

1. Nevoja e një armëpushimi urgjent, të menjëhershëm dhe pakushte në Jemen. Bërja thirrje e koalicionit të udhëhequr, nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i cili po nxit dhe po vijon luftën, ndalimin e bombardimeve të përditshme të koalicionit, kundër fshatrave dhe qyteteve të Jemenit. Të tëra çështjet e tjera, duhet të diskutohen në tryezën e bisedimeve.

2. Organizata e Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet Këshillit të Sigurisë, duhet të fillojë menjëherë, një hetim të pavarur, që nga zanafilla dhe zhvillimi i luftës, përcaktimin e fajtorëve dhe keqbërësve, përgjegjës për krimet e luftës dhe kryerjen e krimeve nga secila palë. Pjesëmarrësit shprehën zemëratë dhe kundërshtim, për sauditët dhe aleatët e tyre perëndimorë, që kishin ndaluar fillimin e një hetimi të këtij lloji në të shkuarën. I ashtuquajturi “hetim” i pranishëm, i krijuar nga Mbretëria e Arabisë Saudite dhe aleatët e tyre në Jemen, ka dështuar të jetë asnjanës dhe i pavarur, raportimet e tij janë të nëjanshme dhe nuk pasqyrojnë asnjanësi ose ndjeshmëri.

3. Heqjen e menjëhershme të bllokadës tokësore, detare dhe ajrore, të vendosur nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite. Kjo bllokadë, e ka izoluar plotësisht Jemenin dhe jemenasit, duke shkaktuar një varfëri të pallogaritshme. Sërish kjo bllokadë, është shkaktarja kreysore e urisë, zisë së bukës dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse, që janë përhapur në mbarë shtetin. Si pasojë e kësaj bllokade, 14 milionë jemenas po përballen, me skamjen, zinë e bukës dhe kequshqyerjen. Me mijra fëmijë jemenas, po vriten ditë pas dite, nga bombardimi ditor që nuk i kursen as këta të mjerët.

4. Ndalimi i përdorimit të lumit të armëve, drejt duarve të sauditëve dhe forcave të tjera luftuese, në mënyrë që t’i hapet rrugë, zbatimit të kërkesave, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OSCE-së), Amnistisë Ndërkombëtare (AI) dhe Vëzhgimit të të Drejtave të Njeriut (HRW-së), duke dëshmuar se këta armë, janë duke u përdorur, kundër civilëve të pafajshëm dhe objekteve materiale. Këmbëngulja amerikane dhe britanike, për vijimin e furnizimit me armë të sauditëve, as nuk do t’u japë shtysë atyre, në ndalimin e armiqësive dhe as do t’u ndihmojë atyre, në ndryshimin e drejtimit politik. Vijimi i furnizimeve me armë, mund t’i nxisë furnizuesit, në qenien bashkëfajtorë, në kryerjen e krimeve më të mëdha të luftës, nga koalicioni i udhëhequr nga Mbretëria e Arabisë Saudite.

5. Ndërhyrja ushtarake saudite në Bahrejn, e ka ndërlikuar gjendjen politike, të një shteti në të cilin qytetarët kanë ngritur krye, me synimin e kërkimit, të të drejtave të tyre politike. Tani ne jemi në prag të gjashtëvjetorit, kur trupat saudite, ndihmuan forcat bahrejnase, në shtypjen e lëvizjes popullore e cila ishte, një nga kryengritjet më të njohura të së ahtuquajturës “Pranvera Arabe”. Pohojmë se tanimë ka ardhur koha, që si trupat e Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe ata të Emirateve të Bashkuara Arabe, të tërhiqen dhe të dalin jashtë nga ky shtet, duke i lejuar kështu popullit bahrejnas, që të kryejë zgjedhjen e tij të lirë të sistemit politik.

6. Gjendja e Vëzhgimit të të Drejtave të Njeriut (HRW-së), si në Mbretërinë e Bahrejnit, ashtu dhe në Mbretërinë e Arabisë Saudite, është për të vënë kujën. Mohimi i të drejtave themelore të grave, mungesa e lirive publike, ndalimet arbitrare të mijra qytetarëve, vrasjet pa zhvillimin e seancave gjyqësore, shkalla e lartë e asgjësimeve fizike, korrupsioni financiar, si pasojë e mbizotërimit farefisnor, të familjes diktatoriale mbretërore Es-Saud, ndarja në sekte, si dhe shfaqja e ideologjive ektremiste, si pasojë e krizës të mohimit, të të drejtave themelore të njeriut në të dyja mbretëritë. Tërësia e dukurive të lartpërmendura, kërkon vëmendjen e menjëhershme, të Këshillit të Sigurisë, të të Vëzhgimit të të Drejtave të Njeriut, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pavarësisht shtimit të ndikimit saudit, në mesin e radhëve dhe rangjeve të saj.

7. Gjithashtu pakicat kombëtare, brenda mbretërisë duhen respektuar, si dhe duhet t’u jepet fund, viteve të gjata të shtypjes, kundër këtyre grupeve etnike. Jomuslimanët dhe muslimanët, të cilët nuk përputhen, me ideologjinë zyrtare të shkollës së mendimit uehhabist, duhet të mbrohen nga bashkësia ndërkombëtare. Përshkallëzimi i fundit, i valës së vrasjeve thjesht për argëtim, i përhapur sidomos në qarkun lindor, duhet të ndalohet menjëherë.

8. Për më tepër, në debatin e konferencës, ishin të pranishme edhe çështjet, që kanë të bëjnë me terrorin, ekstremizmin dhe sektarizmin. Duart e sauditëve, janë parë duke u shtrirë, në zonat të cilat në shumicën e rasteve, kanë çuar në humbjen e jetëve të njerëzve, në shkallë astronomike. Indoktrinimi fetar i rinisë, si në Arabinë Saudite, ashtu dhe në Perëndim, vjen si pasojë e mbizotërimit, të shkollës së mendimit uehhabist në Arabinë Saudite. Bashkësia botërore, duhet të marrë masa urgjente, për të siguruar që sauditët, të shmangin prirjet e skajshme, të cilat çojnë në ndarjen e shoqërisë njerëzore, veçanërisht esktremizmit dhe terrorit.

9. Bashkësia ndërkombëtare, duhet të ngrihet, mbi praktikat e korruptuara, të përdorimit masiv, të të ardhurave të naftës, si një armë mbresëlënëse, e orvatjeve saudite, me synimin e heshtjes, së kundërshtarëve në shkallë globale. Udhëheqësit perëndimorë, politikanët, gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, duhet të bëhen bashkë, kundër shfrytëzimit financiar saudit.

10. Pjesëmarrësit kërkuan, lirimin e menjëhershëm, të aktivistëve të të drejtave të njeriut, si Nebil Rexhebi, Dr. Abdul Xhelil El-Singasi dhe Abdul Hadi Hauaxha i Bahrejnit dhe Raif Bedeuiu, Abdullah El-Hamidi dhe Abdul Hajr i Arabisë Saudite. Ata përshëndësin trimërinë e këtyre aktivistëve dhe nxisin Perëndimin, që të përqafojë aktivizmin arab, i cili kërkon përmirësimin, e të drejtave të njeriut, si dhe vendosjen e sistemit demokratik në Arabinë Saudite.

11. Si përfundim, pjesëmarrësit shprehën falenderimin, për sponsorët e kësaj konference, të cilët janë si vijon: “Koalicioni i Ndalimit të Luftës”, “Fushata Kundër Tregtisë së Armëve (CAAT)”, “Sheba Për të Drejtat e Njeriut Në Jemen”, “Blloku i Opozitës i Bahrejnit”, “Qendra Aman Për Vëzhgimin e Të Drejtave Të Njeriut (Arabi Saudite)”, si dhe “Organizata Europiane Saudite Për Të Drejtat e Njeriut (ESOHR)”.

Burimi : iuvmpress/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne