Deklarata e Ilker Başbuğ për Afrin-in: Duhet të bashkëpunojmë me Qeverinë Qendrore të Sirisë

Shefi i 26-të të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Ilker Başbuğ tha se: “Operacioni i Afrinit është një veprim i nevojshëm. Turqia nuk mund të toleroj formimin e PKK-së në Siri. Duhet të bashkëpunojmë me Qeverinë Qendrore të Sirisë në kufijtë tanë.”

Shefi i 26-të i Shtabit të Përgjithshëm i cili mori pjesë në programin e Baki Özilhan në Ulusal Kanal, tha se: “Operacioni i Afrinit është një veprim i nevojshëm. Turqia nuk mund të lejoj formimin e PKK-së në Siri.”

‘ME OPERACIONIN E AFRINIT PENGOHEN KALIMET NË TURQI’

Başbuğ u shpreh kështu: “Duhet të kuptohet mirë çështja e Afrinit. Në degët e Afrinit ka përkrahës të PKK-së. Ata mund të kalojnë nga këtu në Amanos dhe Hatay. Ky rajon është baza e përkrahësve të PKK-së. Si rezultat i operacionit të Afrinit pengohen kalimet e terroristëve në Turqi. Kalohet para korridorit kurd. Turqia duket e vendosur në bërjen e këtij veprimi. Për operacionin e Afrinit janë shumë të rëndësishme hapja e hapësirës ajrore dhe operacionet ajrore por edhe nëse nuk hapet hapsira ajrore e Rusisë, Turqia duket e vendosur për të hyrë në Afron. Metin Temel Pasha i cili gjendet në krye të operacionit të Afrinit është një mik i yni shumë i talentuar i cili punon pranë meje si major.”

‘FJALA MAGJIKE ËSHTË KUPTIMI ME ASSADIN’

Başbuğ tha se: “Duhet të bashkëpunojmë me Qeverinë Qendrore të Sirisë në kufijtë tanë.” Ai shtoi se: “Turqia duhet të bashkëpunoj me Sirinë për t’i japur fund PKK-PYD-së, për të pastruar terrorin dhe për të arritur sigurin tonë kufitare. Fjala magjike është kuptimi me Assadin.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne