Bota

Deklarata e Ligës Arabe, një shërbim falas për Izraelin

Koalicioni i forcave të rezistencës së Palestinës ka theksuar se deklarata e ministrave të punëve të jashtme të Ligës Arabe është një shërbim falas për regjimin sionist dhe aleatet e tij dhe njollë turpi për politikën zyrtare të arabëve që në vend të mbështetjes ndaj fitores së rezistencës, po e akuzon atë për terrorist.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se koalicioni i forcave të rezistencës së Palestinës të hënën duke dënuar deklaratën e ministrave të jashtëm në takimin e djeshëm të Ligës Arabe në Kajro të cilët e kanë përshkruar Hezbullahun e Libanit si grup terrorist, ka theksuar se Hebullahu i Libanit është forca më e rëndësishme e rezistencës përball regjimit sionist dhe terrorizmit. Ghajed Algul, anëtarë i zyrës politike të Organizatës Popullore për Çlirimin e Palestinës, deklaroi: “Konsiderimi i Hezbullahut si grup terrorist është në koordinim me përpjekjet e qeverisë së Amerikës dhe regjimit sionist në komplotet e tyre kundër forcave të rezistencës së Palestinës që deri më tani ka arritur suksese në fushën e çlirimit të tokave të pushtuara”. Davud Shahab, zëdhënësi i Xhihadit Islamik të Palestinës, gjithashtu ka thënë: “Akuzimi i Hezbullahut të Libanit për veprime terroriste në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet, sepse Hezbullahu i Libanit është një organizatë e cila po reziston me të gjithë qenien e saj kundër regjimit sionist”./ PT

OPINIONE