Shqiperia

Deklarata e Lu, edhe Myftiu i Shkodrës del kundër LGBT: Martesat gay i mbështet shejtani

Pas kritikave që ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, u bëri disa politikanëve për deklaratat e tyre diskriminuese ndaj komunitetit LGBT, kjo temë është diskutuar edhe nga Myftiu i Shkodrës, Muhamed Syrtari.

Ai është shprehur në mënyrë të prerë se, në xhami nuk duhet pranuar kurrsesi martesa me të njëjtën gjini.

“Po ndjekim me shqetësim të madh dhe vëmendje tendencën për devijimin e familjes, martesën me të njëjtën gjini. Nuk duhet pranuar për asgjë në botë. Ata kanë mbështetjen e shejtanit për të ulur vlerat e njerëzimit. Të punojmë për vlerat e besimit dhe tabanit kombëtar. E kemi për nder të quhemi radikalë nëse ruajmë vlerat e familjes, moralit, harmonisë e më gjerë,” tha Myftiu në xhami.

Debati për këtë çështje ka nisur fill pas fushatave sensibilizuese të komunitetit LGBTI nëpër gjimnazet e Tiranës, të cilat nuk kanë gjetur dakordësi nga një sërë politikanësh dhe analistësh.

OPINIONE