Deklarata e parë nga Assadi pas sulmit të trefishtë

Presidenti sirian, Bashar al-Assad foli për herë të parë pas sulmit ndaj Sirisë nga SHBA, Franca dhe Anglia muajin e kaluar, me pretendimin se janë përdorur armë kimike në provincën Duma të Damaskut. Assad i cili këto pretendime i cilësoi si të pakuptimta, tha se në vendin e tij nuk ka pasur municion të armëve kimike që nga viti 2013.

Presidenti sirian Bashar al-Assad dha një intervistë për gazetën greke Katimerini.

Duke thënë se vendi i tij nuk ka poseduar armë kimike që nga 2013, Assad refuzoi akuzat e vendeve perëndimore se Guta Lindore ka përdorur armë kimike në provincën Duma.

Duke folur për herë të parë pas sulmit të përbashkët me raketa të SHBA-së, Francës dhe Anglisë me arsyetimin se më 13 prill në Duma janë përdorur armë kimike, në intervistë Assad u shpreh kështu:

‘ËSHTË VËRTETUAR SE NUK KEMI ARMË KIMIKE’

“Që nga viti 2013 kur i kemi dorëzuar ato, ne nuk kemi municione të armëve kimike dhe institucionet ndërkombëtare kanë bërë hulumtim lidhur me këtë. Dhe është e qartë dhe e dokumentuar se nuk kemi asnjë armë kimike.”

Aleksis Papaçelas nga gazeta greke Katimerini, u shpreh: “Po Turqia? Turqia e pushtoi pjesërisht vendin tuaj. Më parë ju keni pasur një marrëdhënie mjaft të mirë me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Në çfarë gjendje është kjo marrëdhënie tani pas pushtimit turk?”

‘ERDOGANIT I’U DHA DETYRË’

Presidenti sirian Bashar al-Assad u përgjigj kështu:

“Para së gjithash, ky është një agresion, është një pushtim. Çdo ushtar turk në territorin sirian pasqyron pushtimin. Kjo nuk do të thotë që populli turk është armiku ynë. Disa ditë më parë na vizitoi një delegacion politik nga Turqia. Në përgjithësi, duhet të bëjmë një dallim midis turqve dhe Erdoganit. Erdogan është i lidhur me Vëllazërinë Myslimane (ihvan al Muslimin).Ndoshta nuk është i organizuar, por është i lidhur me atë ideologji të cilën unë e quaj ideologji të errët. Mu ashtu si perëndimi, edhe Erdogani mendon se kur terroristët humbin kontrollin në rajone të ndryshme, dikush duhet të ndërhyjë. Kështu, ai ndërhyri ndaj sulmeve të fundit kundër Sirisë Perëndimore. Erdoganit i’u dha detyrë nga Perëndimi, sidomos nga SHBA-ja që t’a komplikoj edhe më tej situatën, sepse po të mos ndërhynte ai, zgjidhja do të arrihej shumë më shpejtë. Pra,çështja nuk ka të bëjë me marrëdhëniet personale. Çështja e vërtetë është se Vëllazëria Myslimane, duke e përdorur Islamin, tenton që të marrë qeverinë në vend dhe të krijojë një numër qeverish me marrëdhëniet e krijuara nëpërmjet rrjetit të Vëllazërisë Myslimanenë mbarë botën.”

‘ERDOGANIT I’U HOQ MASKA’

Në pyetjen e Papaçelas se: “Erdogan tha këtë javë në një tubim ai do t’i japë Sirisë edhe një tjetër urdhër të operacionit ndërkufitar. Nëse kjo ndodh, cili do të ishte reagimi juaj?”, Assad u shpreh kështu:

“Në fakt, Erdogan ka mbështetur terroristët që nga fillimi i luftës, por në atë kohë ai mund të fshihej pas fjalëve si ‘mbrojtja e popullit sirian’, ‘mbështetja e popullit sirian’, ‘mbështetja e azilkërkuesve’. Thonë se ai arrinte ta tregonte veten si një president humanitar. Por, tani kushtet ndryshuan dhe ai duhej ta hiqte maskën dhe të tregonte se ishte agresor. Dhe kjo është një gjë e mirë. Prandaj, nuk ka ndonjë dallim të madh midis dërgimit të ushtarëve të regjimit turk në Siri dhe mbështetjes së terroristëve, ky është mandati i tij. Pra, në fakt kemi luftuar për 7 vjet me ushtrinë e tij. I vetmi ndryshim midis asaj kohe me këtë kohë është pamja, por esenca është e njëjtë. Në atë kohë thonim se po i mbështet terroristet, nuk mund të flisnim për pushtimin, por tani flasim. Kjo është shpallje se Erdogani ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe kjo është ana e mirë e deklaratave që ai ka bërë.”

Në pyetjen e Papaçelas se: “Por, si do t’i përgjigjeni kësaj?”, Assad vazhdoi kështu:

“Para së gjithash, ne po luftojmë me terroristët, dhe ashtu siq kam thënë, ne i shohim terroristët si ushtria e Erdoganit, ushtria amerikane dhe ushtria suudiane. Harrojeni se ka grupe të ndryshme dhe se kush i financon këto grupe. Në fund, të gjithë punojnë për një program të njejtë dhe të gjithë këta lojtarë të ndryshëm i binden vetëm Amerikës. Erdogan në fakt nuk zbaton agjendën e vet, por agjendën e SHBA-së. E njëjta gjë vlen për vendet e tjera brenda kësaj lufte. Pra, para së gjithash, ju duhet të luftoni terroristët. Së dyti, për sa kohë që ju të merrni kontrollin në më shumë territore, ju duhet të luftoni çdo ushtri dhe çdo sulmues. Qoftë turk apo francez, të gjithë janë armiq tuaj. Ata janë armiqtë tanë për sa kohë që ata vijnë në mënyrë të paligjshme në Siri.”

‘SIGURISHT QË ËSHTË DERDHUR GJAK, POR KUSH ËSHTË PËRGJEGJËS?’

Në pyetjen se: “Është derdhur shumë gjak. A e shihni veten të ulur kundër opozitës dhe duke e ndarë pushtetin?”, ai u përgjigj kështu:

“Nëse flisni për gjakun duhet të flisni edhe për atë se kush ka derdhur gjak. Isha president për 10 vjet para luftës. A kam vrarë popullin sirian për 10 vjet? Natyrisht se jo. Pra, konflikti filloi për shkak se ata mbështetën terroristët, sidomos Perëndimi, pra përgjegjësia e luftës është mbi ta. Perëndimi qëndron kundër popullit sirian, dobëson popullin sirian, e varfëron atë, krijon një atmosferë të përshtatshme në mënyrë që terroristët të vrasin më shumë sirianë, siguron mbështetje ushtarake financiare dhe kamuflazhe politike. Perëndimi pjesërisht, Franca, Anglia dhe SHBA-ja, në të njejtën kohë edhe Arabia Saudite, Katari dhe Turqia janë përgjegjëse për luftën. Sigurisht që është derdhur gjak, këtu bëhet fjalë për luftë, por kush është përgjegjës? Duhet të kërkohet llogari nga ata që janë përgjegjës.”

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne