Deklarata e Tahirit “nuk keni parë asgjë akoma”, Kryemadhi: E ka me Edi Ramën, jo me LSI-në

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi vijon akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama. Ajo shprehet se formula e 25 qershorit u testua në Dibër, më pas u aplikua në të gjitha qarqet.

E pyetur nëse u beson akuzave për Tahirin, ajo shprehet:“U besoj akuzave. Tahiri është peshk  i vogël, Saimir Tahiri është një nga pagatorët e Ramës.P o…po, por Saimir Tahiri është një peshk i vogël. Peshku i madh është Edi Rama. Siç keni ju këtë televizionin, Tahiri është roja i derës, truri është tjetër kush. E morën e përdorën, i thanë ato lekët që ke bërë hidhi pak këtu se do nxjerrim ata 18 deputetët. E shtrydhën si limoni dhe zhapën e hodhën tutje, por truri është dikush tjetër”.

Lidhur me deklaratën e Saimir Tahirit “Nuk keni parë asgjë akoma”, Kryemadhi shprehet se Tahiri i drejtohet Ramës dhe se nuk ka asgjë me LSI-në.

“Për Ilir Metën i dinë shqiptarët të gjitha, nëse do kishte një fije floku për ta cënuar nuk do isha  këtu. E ka me Edi Ramën, për ne nuk ka asgjë. Eshtë sponsorizuar me miliona euro nga Rama në portale dhe Tv për të krijuar një perceptim të gabuar për Ilir Metën. Çështja e Tom Doshit u thur nga Rama dhe Tahiri, dhe e flakën, ndërkohë mbillnin fara kanabisi, e futën opozitën në kurth që të dilte në protesta, ndërkohë mbillnin kanabis”, tha Kryemadhi.

Ajo e ka konsideruar Ramëm “si një fenomen të rrezikshëm, që do të hajë veten e vetë”, duke mohuar çdo bashkëpunim me të.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne