Deklarata e Unionit të Radio-Televizioneve Islamike në dënimin e vendimit të Trump

Unioni i Radio-Televizioneve Islamike ka dënuar ashpër vendimin e presidentit të Amerikës për njohjen zyrtare të Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe vendimin e tij për transferimin e ambasadës së Amerikës në këtë qytet.

Unioni i Radio-Televizioneve Islamike të dielën me anë të një deklarate, ka deklaruar: “Vendimi i Donald Trump, presidentit të Amerikës, ka treguar armiqësinë me popujt arabë dhe me Umetin Islamik dhe me vendet e shenjta islame dhe të krishtera, prandaj është përpjekje e hapur për dhunë dhe padrejtësi ndaj popullit të Palestinës dhe shkelje e hapur e ligjeve ndërkombëtare”. Unioni i Radio-Televizioneve Islamike në vazhdim të kësaj deklarate ka thënë: “Veprimi i Amerikës për sigurinë dhe paqen globale është i rrezikshëm dhe ky Union kërkon nga të gjithë popujt arabë nga i gjithë Umeti Islamik dhe nga të gjithë liridashësit e botës që të shfrytëzojnë të gjitha mjetet e mundshme për tu përballur me këtë vendim dhe të inkurajojnë autoritetet e vendeve arabe dhe islame për marrjen e masave parandaluese duke përfshirë edhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike dhe normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne