Deklarata/ Gazetarët mbështesin kolegun që regjistroi Agron Xhafajn

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë kanë shpërndarë një deklaratë ku mbështesin kolegun, Jetmir Olldashi, që pas rrëfimit publik mbi investigimin për trafikun e drogës në qytetin e Vlorës, po përballet sipas tyre me një presion të padenjë publik, të nxitur nga emocione e interesa politike.

“Ne vlerësojmë kurajën dhe profesionalizmin e çdo gazetari në vend që përpiqet të lëvrojë një zhanër aq të vështirë, e pse jo të rrezikshëm siç është investigimi. Ne përshëndesim kurajën e kolegut Jetmir Olldashi për të përcjellë e mbrojtur publikisht etapat e punës së tij, nga ku doli edhe emri i vëllait të ministrit të brendshëm, në një moment jo të lehtë tensioni politik në vend, e duke marrë edhe koston e një presioni paragjykues publik, fatkeqësisht edhe nga kolegë të profesionit.

Inkurajojmë të gjithë kolegët gazetarë, të mos intimidohen në punën e tyre, pasi e vërteta dhe profesionalizmi janë aleati më i fortë, që kanë përballë publikut, i vetmi aktor për të cilin ky profesion aspak i lehtë në ditët e sotme, merr vlerën që i takon” – thuhet ndër të tjera në deklaratë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne