DEKLARATA NGA IRANI QË MUND TA PRISHË MARRËVESHJEN

Behar Kaceli 

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, vjen deklarata e parë nga Irani që pritet të zemërojë Trumpin!

Kryetari i Parlamentit dhe i delegacionit negociator të Iranit, Mohammad Bagher Kalibaf, bëri një deklaratë në lidhje me marrëveshjen 14-pikëshe të nënshkruar me SHBA-në.

“E MUNDËM SHBA-në DHE REGJIMIN SIONIST”

Në intervistë, Kalibaf deklaroi se nuk lejuan që SHBA-ja dhe Izraeli të arrinin 9 objektivat që kishin vendosur në fillim të luftës, duke thënë:

“Fuqia numër një në botë në aspektin politik, ekonomik dhe ushtarak doli përballë nesh së bashku me Izraelin. Kjo luftë pati pasoja globale dhe ishte një çështje ndërkombëtare. Ne e mundëm SHBA-në dhe regjimin sionist. Gjatë negociatave, iu përgjigjëm veprimeve të armikut në Gjirin Persik. Dy fregata armike që po përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit u goditën dhe u dogjën. Nga ana tjetër, të gjitha aeroportet nga ku u ngritën avionët e armikut u goditën në vendet ku ndodheshin. Këto ngjarje ndodhën ndërkohë që negociatat vazhdonin. Kur Izraeli goditi Dahiye-n, ne kërcënuam SHBA-në se do të kundërpërgjigjeshim dhe dhamë ultimatum, duke kërkuar që kërkesat tona të pranoheshin. Më pas, presidenti i SHBA-së u detyrua të bënte një deklaratë se Netanyahu nuk kishte të drejtë të sulmonte Dahiye-n.”

“E FITUAM LUFTËN”

Kalibaf theksoi se është një luftëtar, duke shtuar: “Unë e zhvilloj diplomacinë me shpirt luftëtari. Ajo që synonim ta arrinim me veprime ushtarake, madje edhe më shumë, e arritëm përmes negociatave. E fituam luftën dhe fitoret do të marrin formë gjatë negociatave.”/fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne