Deklaratat e Bashës kundër katolikëve, tërbohen demokristianët

“Turp e skandal”

Kështu e ka konsideruar kreu i partisë Aleanca Demokristiane Zef Bushati deklaratën e kryeopozitarit Lulzim Basha se 95 % e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 % në komuna, janë katolikë nga veriu i Shqipërisë.Deklarata e bërë në prestigjozen austriake “Der Standard” duket se ka irrituar së tepërmi besimtarët katolikë, të cilët nuk janë pajtuar me fjalët e liderit të opozitës.

“Lulzim Basha akuzon shume rende katoliket.Ne një intervistë që Kryetari i PD Basha i ka dhënë gazetës Austriake, Der Standard, të ribotuar në gazetën Bota Sot, pyetjes se: “Çfarë ju shqetëson juve më së tepërmi ?”,

Basha i përgjigjet se, “95 % e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 % në komuna, janë katolikë nga veriu i Shqipërisë.” Pyetjes se Çfarë ka të bëjë kjo me politikën ?

Basha Pergjigjet: “Katolikët e veriut kanë qenë bastioni ynë. Pra zoti Rama ka rekrutuar llumin e veriut, për të shkatërruar bastionin ynë.

Ata janë të fuqishëm dhe kanë emëruar drejtorë policie dhe taksambledhësit.Në 2016 Shqipëria u kthye në plantazh kanabisi.” Komentin le ta bejne te gjithe ata qe do ta lexojne. Turp e skandal”, shprehet Bushati.

Nuk do me bente pershtypje nese Lulzim Basha do ti citonte me emra te gjithe ata qe jane akuzuar per vepra kriminale.

Por te etiketosh nje komunitet per mua eshte e rende. Keshtu do ta konsideroja te rende nese do atakoheshin te gjitha komunitetet fetare.

Ne komunitetet i kemi te shenjta dhe i duam te gjitha njesoj”, vijon ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne