Deklaratë e fortë nga kryeministri jonë: Me ambasadorin amerikan nuk jam dakord me cdo gjë

Në komunikimin e përjavshëm kryeministri Rama, përpos çështjeve të tjera, foli edhe për deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu. Rama përmes videos dje tha se me ambasadorin amerikan nuk është dakord me gjithçka çfarë ai thotë, por është dakord me gjithçka që bën për Shqipërinë.

“Me ambasadorin amerikan nuk jam dakord me gjithçka çfarë thotë, por jam dakord me gjithçka që bën për Shqipërinë. Do të na bashkohen agjentë të tjerë të FBI kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomik, që do të japin eksperiencën e tyre në Shqipëri. Do të luftojmë me krimin e organizuar dhe krimin ekonomik” – deklaroi Rama.

Por nuk dihet se me cilat gjëra që thotë ambasadori amerikan Donald Lu nuk është dakort Rama. Po ashtu, të mos qenit dakort me të do të thotë të mos jesh dakort edhe me disa qëndrime të SHBA-së, pasi ai është përfaqësuesi i këtij shteti në vendin tonë dhe ato çka thotë nuk janë qëndrime personale.

Një ndër deklaratat më të forta që bëri Donald Lu para pak ditësh ishte ajo se në Shqipëri veprojnë 4 klane të mëdha mafioze dhe 20 familje kriminale. Deklaratat të tilla ndoshta ia prishin imazhin e Shqipërisë së Rilindur dhe ku po bëhet shtet Ramës, dhe si rrjedhojë ska se si të jetë dakort aspak.

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne