Pas Dritan Zaganit dhe Antonio Nazerajt, një tjetër oficer policie del hapur të dëshmojë për lidhjet e Habilajve me Saimir Tahirin. Për ironi Bledar Naçi, dikur pjesë e Antidrogës ka qenë dekoruar nga ish Ministri i Brendshëm.
Naçi ka marrë pjesë në aksionin për ndalimin e Moisi Habilajt në komisariatin e Fierit dhe njësoj si shokët e tij ka përfunduar në burg, pas kërcënimeve që i bënë Habilajt. Në një intervistë të gjatë për “Gazeta Shqiptare”, Naçi rrëfen se si “Audi” AA003GB kundërshtoi kontrollin dhe i iku postbllokut të policisë. Më tej, ata u shoqëruan, megjithëse kërcënuan efektivët e policisë. “Do ta shikoni ça do ju bëjmë, është makina e ministrit”, rrëfen Naçi përplasjen me Habilajt. Pas këtij incidenti, njësoj si shokët e tij, Naçi u akuzua se i kishte marrë 10 mijë lekë të reja një personi, që sot rezulton i dënuar për disa vepra penale.
Një vit pasi Bledar Naçi bashkë me efektivë të tjerë si Antonio Nazeraj dhe Dritan Zagani ndaluan “Audi”-n që përdornin vëllezërit Habilaj, për të gjithë skuadrën nisën problemet.
Del dëshmia tjetër për lidhjet e Habilajve me Saimir Tahirin nga oficeri i Antidrogës
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
A ka pasur lobe shqiptare në Perandorinë Osmane?
April 19, 2024
Regjistrimi i popullsisë është obligim ligjor e shtetëror
April 19, 2024
Qeveria si kooperativë magazinierësh
April 18, 2024