Del në konferencë për të kërkuar falje, Murrizi “rrëshket” sërish. Fyen Avokaten e Popullit: Mos më bëj ciu-ciu

Deputeti Myslim Murrizi përmes një deklarate për mediat dhënë nga Kryesia e Kuvendit iu ka kërkuar falje të gjithë personave që janë me aftësi të kufizuara, për shkak se disa ditë më parë fyeu dikë në rrjetet sociale duke e quajtur “daun”.

“Janë sot para mediave për të kërkuar falje publike. Kërkoj falje për të folurën time.

Keqardhje për lëndimin që i kam shkaktuar”, u shpreh Murrizi për mediat.

“Kërkoj falje për lëndimin që ju kam shkaktuar kërkoj falje publike për të gjithë të indinjuarit nga komenti im në faqen time private i garantoj se do kenë mbështetjen time dhe përkujdesjen time”, tha Murrizi.

Po pavarësisht se u duk se ishte një ditë reflkektimi, Murrizi ka fyer Avokaten e Popullit, e cila ka reaguar për këtë rast.

“Të mos bëjë ciu ciu me deklarata false se ka dy vjet që e ka ngrohur karrigën dhe s’e ka ditur se ekziston ky grup social, vetëm kur të ngritën zgupthi ata që e drejtojnë dhe e cuan tek ky grup shoqeror.

Të kishte folur edhe për politiakanet VIP-a që në dalje publike s’kanë lënë grup shoqëror e social pa ofenduar duke përdorur termat “hajdut”, “qorr””, deklaroi Murrizi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne