Del nga spitali ish spiuni rus Skripal

Ish spiuni rus, Sergei Skripal, ka dalë nga spitali pasi ishte helmuar me një agjent nervor në Sailsbury.

66 vjeçari ishte gjetur në një ulëse në parkun e këtij qyteti, më 4 mars së bashku me vajzën e tij Yulia.

Të dy ishin dërguar ne spitalin e Sailsbury në kujdes intensiv, pasi ishin ekspozuar ndaj helmit Novichok. Mjekët nga ky spital kanë thënë se trajtimi i tij ishte një sfidë, përderisa tani vjen faza e rëndësishme e rikuperimit.

Qeveria britanike ka fajësuar Rusinë për këtë sulm. Rusia në anën tjetër ka mohuar të jetë përfshirë në këtë ngjarje dhe ka akuzuar Britaninë për shpifje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne