Del videoja që tregon nxënësit e tmerruar teksa terroristsi amerikan qëllon mbi shkollën në Florida

Një video që mendohet të jetë kapur nga një nxënës ka treguar tmerrin që kanë përjetuar viktimat gjatë kohës kur terroristi amerikan kishte hapur zjarr në shkollën ‘Majory Stoneman Douglas’ në Florida, duke vrarë së paku 17 persona.

Nikolas Cruz, 19 vjeçar, kishte qenë nxënës në këtë shkollë dhe ishte përjashtuar më parë. Autoritetet kanë thënë që profili i tij ishte shqetësues edhe në bazë të shkrimeve të tij në internet.

Në këtë video të transmetuar nga një televizion amerikan, shihet momenti kur vrasësi kishte hyrë në shkollë dhe kishte hapur zjarr, ndërkohë që nxënës të shumtë nën tmerrin e plumbave po fshiheshin nën bankat e klasës.

Një nxënës në këtë video dëgjohet duke bërtitur vazhdimisht ‘O Zot’. Video pak më vonë ndërprehet.

Kjo është një prej vrasjeve masive më të mëdha në historinë e SHBA’ve.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne