Delegacionet turke dhe amerikane biseduan për çështjen e Menbixhit

Është zhvilluar edhe mbledhja e dytë e mekanizmave të përbashkëta mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë mbledhjes së mbajtur në kryeqytetin Washington të ShBA-së palët vunë theksin në rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në zonat e çliruara nga DAESH-i në Siri.

Mbledhja u zhvillua mes nënsekretarit të Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Umit Yalçin dhe Zëvendëssekretarit të Shtetit, John Sullivan.

Ndërkaq tema kryesore e mbledhjes ishte rajoni i Menbixhit në Siri, që mbahet i pushtuar nga organizata separatiste terroriste PKK/PYD-YPG.

Burimet diplomatike bëjnë të ditur se edhe njëherë konfirmuar vendosmërinë për të avancuar së bashku në lidhje me këtë çështje.

Bëhet e ditur se palët kanë biseduar edhe për mënyrat e rritjes së bashkëpunimit mes ShBA-së dhe Turqisë për mposhtjen e plotë të DAESH-it.

Në këtë mbledhje ku u bisedua edhe për zhvillimet e fundit në Afrin, zyrtarët turq informuan homologët e tyre në lidhje me aktivitetet e dërgimit të ndihmave humanitare dhe hapat e hedhura për vendosjen e stabilitetit.

Gjatë mbledhjes gjithashtu u bë fjalë edhe për çështjet konsullore dhe ato gjyqësore./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne