“Delegacionet turke dhe ruse janë dakorduar për uljen e tensioneve në Idlib”

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se delegacionet turke dhe ruse janë dakorduar lidhur me çështjen e uljes së tensioneve në rajonin e Idlibit në Siri.

Ministria ruse dha një deklaratë lidhur me bisedimet e zhvilluara në Ankara mes delegacioneve turke dhe ruse për çështjen e Idlibit.

Në deklaratë thuhet se delegacionet turke dhe ruse kanë diskutuar për hapat konkretë për të balancuar në mënyrë të përhershme situatën në rajonin e deeskalimit në Idlib për sigurimin e zbatimit të plotë të memorandumeve të datës 4 maj 2017 dhe 17 shtator 2018.

“Që të dyja palët janë dakorduar për vazhdimin e luftimit kundër terroristëve të shpallur nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, uljen e tensioneve në terren, mbrojtjen e civilëve brenda dhe jashtë rajonit të deeskalimit në Idlib si dhe sigurimin e ndihmave emergjente humanitare për të gjithë personat që kanë nevojë këtu”, thuhet në deklaratë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne