Delegacioni i MPJ-së turke mbajti takim në Moskë për Sirinë dhe Libinë

Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë ka shkuar në Rusi.

Delegacioni kryesohet nga zv.ministri Sedat Onal dhe ai filloi sot punimet duke mbajtur edhe mbledhjen e parë me bashkëbiseduesit rusë.

Në mbledhje u diskutua për zhvillimet në Libi dhe situatën e fundit në zonën e Idlibit sirian.

Krahas diplomatëve në delegacion morën pjesë edhe zyrtarë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) dhe agjencitë e inteligjencës.

Një ndër pikat kryesore të agjendës së takimit ishin sulmet e shtuara të regjimit [të Esadit] në Idlib, ku u ndal në humbjet civile për shkak të këtyre sulmeve.

Një pikë tjetër e agjendës ishte edhe Libia. Në këtë prizëm u diskutua për marrëveshjen [e arritur me Libinë] që ka ndryshuar ekuilibrat në Mesdheun Lindor.

Palët diskutuan edhe për hapat që do të ndërmerren për vendosjen e stabilitetit në këtë vend.

Turqia e shprehu shumë qartë qëndrimin e saj në lidhje me këtë çështje [Libinë].

Delegacionet diskutuan gjithashtu edhe për përgatitjet e takimit që do të mbahet më 8 janar në Turqi ndërmjet Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne