Delegacioni i lartë i Hamasit në Teheran

Një delegacion i nivelit të lartë politik i lëvizjes islamike palestineze Hamas i kryesuar nga Saleh Aruri, nënkryetar i Zyrës Politike të Hamasit, ka mbërritur të premten në Teheran.

Qendra palestineze për Informim bëri të ditur se në këtë delegacion që kryesohet nga Saleh Aruri ndodhen edhe liderë të tjerë të Hamasit si Izet Reshek, Muhamed Nasr, Osama Hamdan, Zaher Xhabarin dhe Khaled Ghodumi. Gjatë takimeve me funksionarët e lartë iranianë, delegacioni i Hamasit do të raportojë mbi mbarëvajtjen e procesit të pajtimit kombëtar në Palestinë dhe mbi zhvillimet më të fundit në territoret e pushtuara palestineze. Lëvizjet palestineze Fatah dhe Hamas, më 12 Tetor 2017 nënshkruan në Kajro marrëveshjen për formimin e qeverisë së unitetit kombëtar të Palestinës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne