Delegacioni ushtarak i SHBA-ve nis takimet në Turqi

Zv/komandanti i Komandës Evropiane të SHBA-ve, gjeneral lejtnant Stephen Twitty dhe zv/komandant i Komandës Qendrore të SHBA-ve, Thomas Bergeson, përfunduan takimet e tyre në Shtabin e Përgjithshëm të Turqisë.

Sipas një deklarate nga Ministria turke e Mbrojtjes, delegacioni ushtarak amerikan në kuadër të zonës së sigurt që do të formohet në Siri, ka kryer një vizitë në Shtabin e Përgjithshëm të Turqisë.

Gjithashtu bëhet e ditur se bisedimet do të vazhdojnë nesër në Qendrën e Përbashkët të Operacioneve në Akçakale.

Më 7 gusht, zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë ranë dakord të krijojnë një zonë të sigurtë në veri të Sirisë dhe të krijojnë një korridor paqeje për të lehtësuar lëvizjen e sirianëve të zhvendosur që duan të kthehen në shtëpi. Ata poashtu ranë dakord të krijojnë një qendër të përbashkët operacionesh.

Marrëveshja poashtu parashikonte vendosjen e masave të nevojshme të sigurisë për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Turqisë përfshirë pastrimin e zonës së terroristëve YPG/PKK, grup që ndonjëherë me SHBA-të është bërë aleat./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne