Bota

Delegacioni ushtarak rus në Penian

Një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë ka shkuar të mërkurën në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Penian.

Vizita u njoftua të mërkurën nga agjensia e lajmeve Interfax e Rusisë, duke cituar burime në Ambasadën e Koresë së Veriut në Moskë, pa elaboruar detajet rreth vizitës. Vizita pason njoftimin e së martës nga sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, për gatishmërinë e Amerikës për të hyrë në bisedimet e drejtpërdrejta me Penianin pa parakushte. Në ofrimin e bisedimeve të drejtpërdrejta, Tillerson u tërhoq nga një kërkesë e madhe e Uashingtonit që Koreja e Veriut të heqë dorë nga arsenali bërthamor para çdo negociate. “Le të takohemi pa asnjë parakusht “, tha Tillerson gjatë një fjalimi para një audience në Këshillin e Atlantikut në Uashington. Qëndrimi i ri diplomatik nga diplomati më i lartë i SHBA erdhi pothuajse dy javë pasi Koreja e Veriut njoftoi lëshimin e suksesshëm të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM) që vuri brenda rrezes së veprimit të gjithë territorin e SHBA./ PT