Demiraj takim kokë më kokë me kryeprokurorin Lalla

Edhe dita e sotme e punës ka nisur me takime për ministrin e ri të Brendshëm, Dritan Demiraj.

Ai zhvilloi një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ky takim që zgjati 30 minuta, vjen pas takimeve të zhvilluar një ditë më parë nga Demiraj me krerët e Policisë.

Mësohet se në fokus të takimit ishte koordinimi më i mirë ndërinstitucional për rritjen e efektshmërisë për goditjen e elementëve dhe veprave të rënda kriminale në vend.

Një ditë më parë ministri i ri, Dritan Demiraj zhvilloi një takim me Drejtuesit e Policisë së Shtetit, ku shpalosi tre prioritetet kryesore të mandatit të tij, ku nuk kanë munguar edhe paralajmërimet ndëshkuese për ata që i shkelin ato.

Në takimin me drejtorët e policisë në rrethe, Demiraj renditi si prioritet të parë dhe kryesorin garantimin e një procesi zgjedhor me standarde të larta profesionale nga ana e Policisë së Shtetit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne