Dënohet i riu që vari flamurin e ISIS-it në lagjen Kodra e Trimave

Duket sikur jetojmë në kohën e diktaturës enveriste ku dënoheshe për agjitacion dhe propagandë. Vazhdojnë dënimet edhe në Kosovë për qëndrime politike pro apo kundër nje lëvizje që sot është shpallur terroriste e nesër mund të quhet opozitë demokratike kundër një regjimi diktatorial si ai i Asad. E deri atëherë shqiptarët do të vazhdojnë të dënohen.
Dënimi me burg ndaj 19-vjeçarit, me vendim të gjykatës, u kthye në punë në dobi të përgjithshme prej 180 orësh.
Kur doli sot para gjykatës, Q.M. e pranoi fajësinë për veprën me të cilën akuzohej nga Prokuroria Speciale por u arsyetua se “nuk e ka ditur” i kujt është ai flamur.

Ai shprehu pendesë të thellë për aktin e kryer më 14 shtator 2016 në rrugën “Xhavit Haziri” në Kodrën e Trimave në Prishtinë, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni për peshën e veprës së kryer.

Q.M. akuzohej për bashkim apo pjesëmarrje në ushtrinë apo policinë e huaj me formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, akuzë e dënueshme sipas Ligjit për parandalimin e bashkimit në konfliktet e armatosura jashtë Kosovës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne