Dënohet prifti që abuzonte me të burgosurit

Një prift katolik që shërbente si pastor shpirtëror për të burgosurit në disa burgje të Kantonit të Lucernit është dënuar për veprime seksuale mbi të burgosurit dhe për bartjen e lajmeve në mes tyre. Pas dënimit nga gjykata, ai është pushuar nga puna si dhjak në kishën ku punonte dhe në burgjet e përmendura, shkruan sda.ch.

Personi i përmendur 64 vjeçar kishte punuar si i punësuar me kohë të pjesshme në disa kisha në kanton, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në funksionin e tij si kujdestar shpirtëror (pastor) i të burgosurve, ai, në periudhën 2012-2017 ka përcjellë porositë në mes të të burgosurve në burgun Grosshof. Veç kësaj, i përmenduri kishte provuar të detyronte një grua të burgosur të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Këshilli i Përgjithshëm Kishtar i zonës pastorale të tri bashkësive kishtare të regjionit buzë liqenit, ka bërë të ditur sot se dhjaku i përmendur, është shkarkuar nga detyra më 26 shtator.

Po ashtu, me vendimin e Ipeshkvisë së Bazelit, të cilës i takojnë famullitë kua ka punuar ai, prifti në fjalë tash e tutje nuk do të ketë të drejtë të ushtrojë shërbimet fetare si pagëzimi, kurorëzimi dhe ceremoni tjera që i takojnë një prifti.

Personi i përmendur është dënuar me kusht, me 150 njësi ditore nga 140 franga, në një kohë provuese prej dy vitesh, përcjell albinfo.ch. Po ashtu atij i është shqiptuar edhe një gjobë prej 4000 frangash dhe do t`i duhet të paguajë shpenzimet procedurale prej 6560 frangash.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne