Dënohet terroristi nga Libia për sulmin në Bengazi

Një juri federale në Uashington dënoi një terrorist nga Libia për sulmin vdekjeprurës në konsullatën amerikane në Bengazi.

Por juria i hoqi Ahmed Abu Khattalës akuzën më të rëndë, atë për vrasje.

Gjatë sulmit të vitit 2012 u vranë katër persona, përfshirë ambasadorin amerikan në Libi, Christopher Stevens.

Ahmed Abu Khattala u kap nga komandot amerikane në vitin 2014 dhe u soll në Shtetet e Bashkuara për një gjykim më të thelluar.

Një tjetër i dyshuar Mustafa al-Imami, i cili u kap muajin e kaluar, pritet të përballet me gjykim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne