DENONCIM PUBLIK NDAJ MARREVESHJES SE NORMALIZIMIT EKONOMIK TE SERBISE, KOSOVES DHE IZRAELIT

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi flet per nje peticion denoncues qe ai ka nisur kunder marreveshjes se turpshme te normalizimit ekonomik te Serbise me Kosoven dhe nenshtrimin e tyre ndaj Izraelit.

Ne video tregohet sesi kjo marreveshje cenon sigurine kombetare te Shqiperise, trajton Kosoven si province serbe, zhyt Kosoven ne borxhe te medha, borxhe me te cilat Serbia realizon projektin e saj imperialist per tu kthyer ne nje fuqi detare me askes ne portin e Shengjinit.

Marreveshja synon te ktheje kosovaret ne skllever per autstraden detare te Serbise dhe detyroje kosovaret qe te paguajne haracet e borxhit per autostraden dhe hekurudhen detare te Serbise. Ne anen tjeter kjo marreveshje armiqeson Kosoven me Boten Islamike, ku Kosova me vendosjen e ambasades se saj ne Jeruzalem thyen ligjet nderkombetare dhe mbeshtet aktin illegal te Izraelit ne aneksimin e Jeruzalemit lindor.

Detyrimi qe Izraeli dhe Richard Greenell i bejne Kosoves qe te shpalli Hizbullahun organizate terroriste, e fut Kosoven ne lufte me Libanin dhe detyron kosovaret qe te luftojne armiqte e Izraelit, Hizbullahun, ne nje kohe qe Izraeli nuk lufton dhe as nuk shpall organizate terroriste armaten e Serbise dhe milicite e ndryshme serbe.

Personat qe bien dakort me keto konstatime luten qe te nenshkruajne peticionin denoncues me poshte kunder kesaj marreveshje anti-shqiptare dhe anti-muslimane.

http://chng.it/8BzT2FmtzN

 

Teksti i Peticionit Denoncues eshte me poshte:

DENONCIM PUBLIK NDAJ MARREVESHJES SE NORMALIZIMIT EKONOMIK TE SERBISE, KOSOVES DHE IZRAELIT

Ne, organizatat dhe individet e poshte shenuar denoncojme me kete leter publike marreveshjen e normalizimit ekonomik te Serbise, Kosoves dhe levizjet e tyre ndaj Izraelit.

Kjo marreveshje e cila u nenshkruar ne Shtepine e Bardhe ne prezence te presidentit amerikan Donald Trump me 4 shtator 2020 eshte nje marreveshje e turpshme anti-shqiptare dhe anti-muslimane e cila vjen pas puçit institucional qe ndodhi ne Kosove ne 25 mars 2020 me largimin e qeverise Kurti e cila nuk pranoi te nenshkruante nje marreveshje te ketille.

Marreveshja e normalizimit ekonomik Serbi – Kosove – Izrael denoncohet pasi ajo:

1.       Eshte nje marreveshje e cila cenon interesin kombetar te shqiptareve ne Ballkan dhe poziten e tyre gjeostrategjike. Ajo cenon pozitat e Kosoves dhe Shqiperise ne rajon. Cenon luften historike per vetevendosje te shqiptareve ne Ballkan dhe luften e tyre shekullore per sovranitet kombetar.

2.       Kjo marreveshje nuk e njeh Kosoven si shtet sovran por e trajton si province te Serbise.

3.       Marreveshja shperblen Serbine me invistime, ndertim autostradash, linje hekurudhore etj, te cilat do i japin akses Serbise ndaj tregjeve shqiptare dhe boterore, pa asnje perfitim per shqiptaret.

4.       Nga kjo marreveshje Serbia dhe Izraeli trajtohen si pale fituese ndaj shqiptareve, ne nje kohe qe Izraeli nuk duhet te jete pjese e kesaj marreveshje, ndersa Serbia nuk mund te trajtohet si pale fituese por pale humbese.

5.       Marreveshja i jep akses Serbise ne Detin Adriatik, akses te cilin shqiptaret dhe Fuqite e Evropes ia kane refuzuar Serbise qe ne Kongresin e Berlinit, ne Luften e Pare Ballkanike dhe ne Luften e Pare Boterore.

6.       Marreveshja i jep akses Serbise ndaj portit te Shengjinit, akses te cilin Serbia dhe Mali i Zi kerkonin ta merrnin tinezisht nga shqiptaret me Traktatin e Fshehte te Londres, i cili u denoncua nga Bashkimi Sovjetik. Ky askes kercenon poziten gjeostrategjike te Shqiperise ne detin Adriatik dhe i jep Serbise te drejta te cilat fitohen vetem me lufte ose me marreveshje te cilat duhet te jene shume fitimprurese per palen e cila gezon superioritet gjeografik – qe ne kete rast eshte Shqiperia si nje shtet detar.

7.       Marreveshja kerkon qe te zhysi Kosoven ne borxhe per hise te Serbise. Keto borxhe do shkojne per ndertimin e autostrades dhe rrjetit hekurudhor serb i cili kerkon te dali ne detin Adriatik dhe ktheje Serbine ne nje fuqi detare. Por borxhet per keto investime qe do vijne nga miqte e administrates Trump per te fuqizuar ekonomikisht Serbine do i paguajne ne pjese te madhe, qytetaret e Kosoves.

8.       Marreveshja nuk i njeh Kosoves te drejten mbi liqenin e Gazivodes / Ujmanit i cili eshte jetik per burimet ujore te Kosoves.

9.       Marreveshja kercenon te drejten sovrane te Kosoves per te investuar ne rrjetin 5G me vendet qe nje shtet Sovran ka te drejte te zgjedhi lirshem.

10.   Marreveshja detyron Kosoven qe te ndaje informacione te klasifikuara me vende te cilat nuk ndajne te njejten gje me Kosoven.

11.   Marreveshja i jep te drejta mbiligjore komunitetit hebre dhe Kishes Ortodokse Serbe te cilat nuk jane te njejta edhe per komunitetet e tjera.

12.   Marreveshja e kthen Kosoven ne nje vend qe promovon perhapjen e vesit te LGBT-izmit, duke cenuar normat fetare dhe tradicionale islamike dhe te krishtera te Kosoves dhe Shqiperise.

13.   Marreveshja detyron Kosoven qe te hyje ne lufte me vende dhe pale te treta, te cilet nuk jane armiq te Kosoves por jane armiq te Izraelit. Ne kete menyre siguria kombetare e Kosoves kercenohet dhe asaj i hapen fronte lufte per te cilat Kosova nuk ka asnje interes qe te jete pale.

14.   Marreveshja detyron Kosoven qe per nje vit te heqi dore nga pavaresia e saj, anetaresimi ne organizata nderkombetare dhe e detyron ate te shkeli Kushtetuten dhe mohoj sovranitetin e saj kombetar.

15.   Marreveshja, dhe bisedimet qe u bene per te, ku kryeministri dhe presidenti i Kosoves i premtuan Izraelit qe do te vendosin ambasaden e tyre ne Jeruzalem, e vendosin Kosoven ne shkelje te hapur me ligjin nderkombetar, vendimet e Organizates se Kombeve te Bashkuara, vendimet e Keshillit te Sigurimit te OKB-se dhe rezoluten 478 te ketij keshilli te pranuar ne 20 gusht 1980 ku vendosja e misioneve diplomatike ne Jeruzalem eshte e ndaluar.

16.   Marreveshja e cila favorizon aktet kundra-ligjore te Izraelit ndaj arabeve dhe muslimaneve, rrezikon qe te armiqesoje Kosoven me 49 vende me shumice muslimane dhe me dhjetra vende te tjera qe jane kunder aneksimit ilegal nga Izraeli te territoreve arabe. Kjo marreveshje kercenon njohjet e reja nderkombetare te Kosoves dhe do te coje ne izolim edhe me te rende te vendit.

17.   Marreveshja e cila synon qe Kosova te vendosi ambasaden e saj ne Jeruzalem ofendon dhe perbuz komunitetin musliman shqiptar dhe ate boteror i cili e ka fetarisht te ndaluar qe te pranoje pushtimin izraelit te xhamise se shenjte Aksa.

Per sa me siper, ne organizatat dhe invidividet e poshte shenuar denoncojme me indinjate kete marreveshje anti shqiptare dhe anti-islame dhe kerkojme anullimin e saj te menjehershem.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne