Denoncimi i Berishës/ A morën Xhafa dhe Çako pjesën e tyre nga paratë e Sotës

Ish-kryeministri Saliu Berisha thotë se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kreu i policisë së shtetit Haki Çako janë të dyshuar si përfitues nga paratë që u gjetën në makinën e Orest Sotës. Berisha i referohet një deklarate të bërë në emisionin “Opinion” nga gazetari Basir Çollaku. Ky i fundit tha se në makinën e Orest Sotës i kapur me 863 mijë euro kanë qenë 4 persona. Sipas Berishës në makine me Orest Soten kane qenë Florian Habilaj dhe shoferi i Saimir Tahirit, dhe se ata kane marre gjate largimit, ne prani te policisë çanta te medha me para. Berisha shkruan se të gjitha keto të dhëna u fshehën nga policia, e cila la te largohen te lire ne kundershtim flagrant me ligjin, nenin 301 te kodit penal, personat me çantat e parave. “A moren Xhafa me Çakon shperblim ndonjeren prej çantave per çka dhe bene çdo gje qe te fshehin krimin, kjo duhet hetuar me perparesi nga prokuroria” – shkruan Berisha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne